E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Me përkrahje evropiane në valixhet Papandreu u nis drejt SHBA-së, komentojnë sajtet greke, duke theksuar se kryeministri i Greqisë ka qenë i kënaqur nga solidariteti i fuqishëm i Francës, i shprehur nga presidenti i saj Nikolla Sarkozi gjatë bisedimeve në Paris.
Jorgos Papandreu takim nė Uashington me Hilari Klinton dhe me presidentin Barak Obama









Kryeministri grek Jorgos Papandreu nga Parisi niset për në Uashington ku sot do të bisedojë me Sekretaren shtetërore të SHBA-së Hilari Klinton ndërsa nesër në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama, njofton agjencia greke ANA-MPA.

Me përkrahje evropiane në valixhet Papandreu u nis drejt SHBA-së, komentojnë sajtet greke, duke theksuar se kryeministri i Greqisë ka qenë i kënaqur nga solidariteti i fuqishëm i Francës, i shprehur nga presidenti i saj Nikolla Sarkozi gjatë bisedimeve në Paris.

Para gazetarëve të cilët e ndjekin turnenë e tij,Papanderu deklaroi se "beteja filloi të japë rezultate" duke i karakterizuar bisedimet me presidentin francez si hap para në drejtim të solidaritetit evropian, sepse Sarkozi, nga ana e tij dje ka pasur një bisedë të gjatë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Presidenti francez dje deklaroi se Unioni evropian duhet që ta ndihmojë Greqinë ose e vendos në rrezik valutën e përbashkët evropiane. Sarkozi tha se Franca do ta përkrahë Greqinë, nëser problemet e saj me debinë e sjellin deri në një krizë më të thellë, por nuk njoftoi detaje për ndihmë eventuale në rast të nevojës urgjente për një gjë të tillë.

Papndreu dëshiron që t'i bëjë thirrje presidentit amerikan Barak Obama që ta përkrahë frontin e përbashkët, të krijuar nga Greqia, Franca dhe Gjermania për luftën me spekulimet tregtare.

Publikuar: 08.03.2010 | 08:37
Lexuar: 112 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime