E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë do të bëhej bashkimi i tërësishëm i shkallëve doganore në kapitullin 87 të tarifores doganore tek automjetet e pasagjerëve me çka edhe automjete e reja edhe ato të përdorura do të jenë me të dhëna të njëjta doganore prej pesë për qind
Doganat pėr automjetet e reja dhe tė vjetra do tė jenė pesė pėr qind







Doganat për automjetet e reja dhe të vjetra barazohen dhe do të jenë pesë për qind. Këtë e parasheh amendamenti i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për tarifë doganore që sot u pranua nga Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, i dorëzuar nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së.

Me këtë do të bëhej bashkimi i tërësishëm i shkallëve doganore në kapitullin 87 të tarifores doganore tek automjetet e pasagjerëve me çka edhe automjete e reja edhe ato të përdorura do të jenë me të dhëna të njëjta doganore prej pesë për qind.

Me të dhënat e njëjta doganore do të doganoheshin të gjitha automjetet pavarësisht llojit të karoserisë dhe performansave teknike të automjetit", tha Nada Stançevska nga VMRO-DPMNE, e cila është njëra prej propozuesve të amendamentit.

Anëtarët e Komisionit e miratuan edhe amendamentin me të cilin propozohet Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tarifë doganore të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën zyrtare. Me këtë, fuqizimi i këtij ligji harmonizohet me hyrjen në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat. /mia/

Publikuar: 09.03.2010 | 06:53
Lexuar: 772 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime