Një koncept krejtësisht ndryshe i regjisores Zoja Buzallkova dhe loja e aktorëve Amernis Nokshiqi dhe Fisnik Zeqiri kanë rezultuar me një shfaqje tejet bashkëkohore siç është dhe vet tema e trajtuar, thuhet në kumtesën e Teatrit shqipt
Teksti i realizuar në mbi 20 gjuhë në më shumë se 100 skena në mbarë botën - Norvegjia sot, i autorit Igor Bauershima, prej sonte shfaqet për publikun artdashës në Teatrin Shqiptar - Shkup.
Një koncept krejtësisht ndryshe i regjisores Zoja Buzallkova dhe loja e aktorëve Amernis Nokshiqi dhe Fisnik Zeqiri kanë rezultuar me një shfaqje tejet bashkëkohore siç është dhe vet tema e trajtuar, thuhet në kumtesën e Teatrit shqiptar.
Dy të rinj të lidhur përmes chatroom-eve të internet faqeve pa ide rreth asaj se çka duan të bëjnë me jetën e tyre, alienimi nga bota reale dhe zbehtësia e ngjyrave të jetës së tyre prekin gjenerata të tëra të njerëzve të rinj të mbyllur në muret hermetike të "botës www".
Shfaqja www.norvegjia.sot.com.mk flet për betejat e jetës, për dashurinë, për çastin, për të papërjetuarën dhe për vlerat e të nesërmes.
Duke pasur parasysh që shfaqja www.norvegjia.sot.com.mk i dedikohet moshës së re (18 40 vjeçar), pa përjashtuar adoleshentët biletat do të shiten me çmim prej 150 denarë.
Numri i biletave është i kufizuar, përkatësisht shfaqjen gjatë një performance mund ta ndjekin vetëm 70 persona meqë publiku është i vendosur në vetë skenën e shfaqjes.
Kritika nga premira duke folur për idenë unike të konceptit të produktit rekomandon shfaqen për shkak të aktualitetit të temës që trajton dhe realizimit kontemporan të saj, shtohet më tej në kumtesën e Teatrit shqiptar.