Nga dita e sotme deri të premten do të protestojnë edhe nëpunësit gjyqësorë që do të pezullojnë punën për dy orë në ditë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Në Greqi sot dhe nesër do të mbajnë grevë nëpunësit e tatimeve në shenjë proteste kundër masave të miratuara qeveritare për uljen e rrogave, njoftoi radio Athina.
Nga dita e sotme deri të premten do të protestojnë edhe nëpunësit gjyqësorë që do të pezullojnë punën për dy orë në ditë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Të punësuarit në Ministrinë greke të Punëve të brendshme, e vazhdojnë okupimin e shtypshkronjës shtetërore në Athinë, për ta penguar shtypshkronjën e Ligjit për masa të reja ekonomike për kursimin e Gazetës greke zyrtare.
Është okupuar gjithashtu edhe ndërtesa e Drejtorisë për të ardhurat publike.
Nga dita e sotme deri të enjten do të mbyllen edhe të gjitha deponimet.
Dy sindikatat kryesore në vend "Konfederata e përgjithshme e punës -GSEE dhe Federatat e nëpunësve shtetërorë për më 11 mars caktoi grevë të përgjithshme 24-orëshe në Greqi./mia/