Prej vitesh Manjola punonte si pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën kanto, specialiteti, interpretim i muzikës popullore të përpunuar dhe muzikës së lehtë, ndërsa këtë semestër ajo është angazhuar si pedagoge e brendshme, çka do të thotë më shumë përkushtim në mësimdhënie
2010-ta ka nisur mbarë për këngëtaren e mirënjohur të muzikës, Manjola Nallbani. Pas këngës së saj të re Shprehi e vjetër, e cila po kthehet në një hit muzikor, tashmë këngëtarja ka filluar jetën akademike me kohë të plotë.
Prej vitesh Manjola punonte si pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën kanto, specialiteti, interpretim i muzikës popullore të përpunuar dhe muzikës së lehtë, ndërsa këtë semestër ajo është angazhuar si pedagoge e brendshme, çka do të thotë më shumë përkushtim në mësimdhënie, ka raportuar të hënen BalkanWeb.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo do të lërë mënjanë muzikën. Përkundrazi, ajo di ti menaxhojë shumë mirë gjërat, kështu që kjo e re e saj nuk ka përse ti trembë aspak fansat e këngëtares Nallbani.