Klinton tha se me Papndreun, i cili është për vizitë treditore në SHBA kanë biseduar për Ballkanin, ku Greqia ka rol kyç në avancimin e mundësive ekonomike, stabilitetin dhe demokracinë, publikoi Stejt Departamenti amerikan i në uebsajtin e tij.
Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton deklaroi në Uashington se integrimi evropian i shteteve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi esenciale për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.
"Përfundii i detyrave për integrimin e vendeve ballkanike në institucionet euroatlantike ëstë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal", deklaroi në konferencën e mbrëshme për shtyp në Uashington pas takimit me kryeministrin e Greqisë Jorgos Papandreu, duke e përshëndetur roli udhëheqës të Greqisë në përpjekjet për realizim të këtij qëllimi.
Klinton tha se me Papndreun, i cili është për vizitë treditore në SHBA kanë biseduar për Ballkanin, ku Greqia ka rol kyç në avancimin e mundësive ekonomike, stabilitetin dhe demokracinë, publikoi Stejt Departamenti amerikan i në uebsajtin e tij.
Papandreu përkujtoi se Greqia e ngriti iniciativën për promovim të idesë që shtetet e Balkanit Perëndimor, të cilat ende nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, se do të duhet të inkuadrohen drejt kësaj organizate deri në vitin 2014.
"Kjo është e rëndësishme për stabilizimin e rajonit ballkanik. Greqia ndodhet në udhëkryq midis Ballkanit, Mesdheut dhe Lindjes së Afërt, të cilat si rajone fqinje janë me rëndësi të madhe për ne", tha Papandreu.
Kryeministri grek theksoi se për shtetin e tij rëndësi të posaçme kanë marrëdhëniet greko-turke dhe se Athina e mbështet pranimin e Turqisë në BE./mia/