E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me uljen e akcizës dhe doganës prej 2 në 1 për qind do të rritet importi i automjeteve të vjetra dhe të reja në Maqedoni, për shkak se do të zvogëlohen shpenzimet edhe për automjete të reja dhe për të përdorura", tha Kargov.
Ulja e akcizės dhe doganės do ta rrisė importin e automjeteve









Ulja dhe akcizës dhe doganës do të kontribuojë për rritje të importi i automjeteve të vjetra dhe të vjetra në Maqedoni, konsideron drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov.

"Sipas të dhënave tona në këtë moment nëpër depo të ndryshme doganore në Maqedoni për doganim presin rreth 1.100 automjete të vjetra. Vitin e kaluar për gjithë vitin janë doganuar rreth 2.900 automjete të përdorura, ndërsa në vitin 2008 rreth 2.000. Numri më i madh i automjeteve të vjetra reth 4.000 janë doganuar në vitin 2007", deklaroi Kargov duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ceremonisë për hapje të projektit të ri MATRA për bashkëpunim teknik midis Doganës së Holandës dhe Maqedonisë.

Ai theksoi se vitin e kaluar janë doganuar rreth 12.000 automjete të reja, ndërsa mesatarisht, siç tha në Maqedoni në vit doganohen rreth 16.000 automjete të reja.

"Me uljen e akcizës dhe doganës prej 2 në 1 për qind do të rritet importi i automjeteve të vjetra dhe të reja në Maqedoni, për shkak se do të zvogëlohen shpenzimet edhe për automjete të reja dhe për të përdorura", tha Kargov.

Drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë theksoi se në dy muajt e kaluar pas ndërmarrjes së obligimit nga DAP-ja pagesa e akcizave lëviz në kuadër të aaj të vitit të kaluar për të njejtën periudhë.

"Për këto dy muaj pasi filluam t'i administrojmë akcizat pagesa është pothuajse në të njejtin nivel si edhe vitin e kaluar, edhe pse ka lëvizje të caktuara tek cigaret dhe derivatet e naftës për shkak se është zvogëluar qarkullimi i derivateve", tha Kargov, duke theksuar se pagesa e akcizave varet nga shumë faktorë

Publikuar: 09.03.2010 | 19:05
Lexuar: 169 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime