Autori i këtij teksti, Prof. Dr. Nasir Selimi, tha se është i vetëdijshëm se libri nuk është i përkryer, por jep një kontribut modest në njohjen dhe përvetësimin e biznesit ndërkombëtar.
Biznesi ndërkombëtar është libri më i ri i Prof. Dr. Nasir Selimit, i cili u promovua të premten ( 5 mars 2010), në Universitetin e Evropës Juglindore. Libri është i strukturuar mirë dhe profesor Selimi nuk e ka patur të vështirë të bëjë renditjen e të dhënave pasi ai gjatë kohë është marrë me këtë temë, tha recensenti i librit Prorektori për financa dhe zhvillim fizik, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti. Ai tha se ky libër është shumë i dobishëm për studentët, të cilët do të kenë mundësi ta plotësojnë boshllëkun që ka ekzistuar në sigurimin e literaturës në gjuhën shqipe, në këtë fushë.
Selma Kurtishi, asistente e prof. Nasir Selimit, tha se gjatë përgatitjes së materialit ka patur mundësi ta shohë gjithë kompleksitetin, problemet e sfidat me të cilat është përballur autori gjatë përgatitjes së këtij teksti universitar.
Autori i këtij teksti, Prof. Dr. Nasir Selimi, tha se është i vetëdijshëm se libri nuk është i përkryer, por jep një kontribut modest në njohjen dhe përvetësimin e biznesit ndërkombëtar.
Teksti universitar Biznesi ndërkombëtarë është libri i katërt i autorit.