E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Grupi i deputetëve të Demokracisë së Re sot deri tek Kuvendi dorëzoi iniciativë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike qëllimi i së cilës është ky trup të mund të punojë me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve, e jo siç është paraparë tani me dy të tretën e shumicës.
Demokracia e Re inicoi ndryshime tė Ligjit pėr Komitetin pėr marrėdhėnie ndėretnike











Grupi i deputetëve të Demokracisë së Re sot deri tek Kuvendi dorëzoi iniciativë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike qëllimi i së cilës është ky trup të mund të punojë me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve, e jo siç është paraparë tani me dy të tretën e shumicës.

Pikërisht dy e treta e shumicës dhe mungesa e kuorumit ishte arsyeja për mosmbajtjen e katër seancave të Komitetit për marrëdhënie ndëretnike, kryetari i së cilit është Xhevat Ademi i BDI-së.

"Duke u nisur nga fakti se Komiteti për marrëdhënie ndëretnike është i bllokuar dhe është e pamundur të funksionojë pasi që ka bojkotim permanent prej disa anëtarëve të Komitetit dhe duke u ballafaquar me faktin se shumica parlamentare deri më tani nuk ka ofruar asnjë zgjidhje alternative që të tejkalohet kjo, partia jonë dorëzoi iniciativë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike me atë që propozojmë, neni me të cilin rregullohet kuorumi nga dy e treta e shumicës e paraparë për punë të zvogëlohet në shumicë të thjeshtë", deklaroi Imer Selmani, lideri i DR-së dhe deputet në Kuvend.

DR apelon deri tek të gjitha partitë parlamentare, veçanërisht deri tek BDI-ja e cila i prezanton shqiptarët në pushtet ta mbështesin propozimin e tyre.

"Pres se të gjitha partitë politike të demonstrojnë kapacitet dhe të marrim vendim që ta ndryshojmë Ligjin dhe të mundësojmë funksionimin e demokracisë konceptuale, që është njëra prej përfitimeve kryesore të ndryshimeve të Kushtetutës nga viti 2001", deklaroi Selman

Publikuar: 09.03.2010 | 20:59
Lexuar: 82 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime