E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bajden shpreson se negociatat indirekte, në të cilat u pajtuan të dyja palët do të arrijnë që ta mënjanojnë "mosbesimin e krijuar" dhe do ta ripërtërijnë procesin paqësor, i cili tashmë më shumë se një vit ndodhet në një pikë të vdekur.
Bajden: Paqja e mundėshme  midis Palestinės dhe Izraelit











Zv-Presidenti amerikan Xho Bajden në prag të takimit me presdentin izraelit Shimon Peres sot në Jerusalem, deklaroi se në këtë moment ekziston mundësi reale për vendosje të paqes midis palestinezëve dhe Izraelit.

Bajden shpreson se negociatat indirekte, në të cilat u pajtuan të dyja palët do të arrijnë që ta mënjanojnë "mosbesimin e krijuar" dhe do ta ripërtërijnë procesin paqësor, i cili tashmë më shumë se një vit ndodhet në një pikë të vdekur.

Megjithatë, vetëm disa orë para ardhjes së Bajdenit, Izraeli i zemërroi palestinezët me lejen për ndërtimin e 112 shtëpive të reja në Bregun e okupuar perëndimor, për çfarë funskionerët palestinezë e akuzuan Izraelin që po përpiqet t'i minojë negociatat.

Njëkohësisht analistët tregojnë se fakti që marrëveshja për negociata indirekte shpjegohet si sukses në përgjithësi tregon se situata në rajon është me të vërtetë e vështirë.

Gjatëmbëdhjetë vjet negociata direkte nuk sollën rezultate, përkujton BBC-ja.

"Mendosj se në këtë moment ekziston mundësia e duhur dhe se nëse të gjithë qëndrojnë dhe e shqyrtojnë situatën do të shohion se interesat e Izraelit dhe të popullit të Palestinës janë shumë më afër, se sa që kundërvihen", tha Bajden.

Gjatë negociatave indirekte parashikohen ekipet negocuese në mënyrë të veçantë të takohen me deputetin amerikan për Lindjen e Afërt Xhorxh Miçel, i cili do të udhëheqë "shatël diplomacinë".

Publikuar: 09.03.2010 | 21:14
Lexuar: 343 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime