E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Skiatprët e Maqedonisë arritën këto rezultate: Antonio Ristevski i teti me rezultat 1.58.87; Dardan Dehari i trembëdhjeti me rezultat 2.00.70; Besar Iljazi i njëzeteteti me rezultat 2.13.68, Gentian Kurtishi njëzetenënti me rezultat 2.14.94, 36. Meriton Emini i tridhjetegjashti me rezultat 2.33.62 dhe Popovski i tridhjetenënti me rezultat 3.00.81
Ftitues  tė pėrgjithshėm dolėn Franz Promok ( A) , Stefan Georgiev(B) dhe dhe Martin Ēarter( Sl)
Në Kodrën e Diellit përfundoi edicioni i 37 “Kupa e Sharrit 2010













Shtigjet e bukura të skitarisë në Kodrën e Diellit për tre ditë ishin nikoqire edicionit të 37 “Kapa e Sharrit 2010” ku të pranishëm ishin 56 garues nga 10 shtete. Ky manifestim edhe njëherë tuboi kreun më të lart shtetëror me rastin e hapjes solemne të “Kupës së Sharrit” si Kryeministrin ne Qeverisë së RM, Nikolla Gruevskin, ministrat Fatmir Besimi, Gordana Jankullovska, Ivo Ivanovski, drejtorin e Agjencionit për Rini dhe Sport, Drejtorin e përgjithshëm të ELEM-it, kryetarin e Komunës së Tetovës , prof.Dr Sadi Bexheti dhe shumë punëtor sportiv..
foto  kodra e Diellit

Komitetin organizativ të garave e drejton Dimitar Tanurkov, ndërsa drejtor i garave është skiatori legjendar nga Sllovenia Bojan Krizhaj, delegat teknik i FIS-it ishte Bujan Perko nga Sllovenia . Në edicionin e 37 Kupa e Sharrit, morrin pjesë 57 garues nga 10 shtete evropiane.Garat u mbajtën në disiplinën sllallom i madh dhe sllallom në kategorinë e meshkujve dhe femrave, garat u mbajtën në shtigjet “Orlovo” dhe “Ezerino”.
vendet  pjesëmarrëse

Në edicionin e 37 të Kupa e Sharrit 2010 morën pjesë 56 garues dhe atë Serbia 2 garues, Bullgaria 8 garues, Suedia 2 garues , Qipro 1 garues, Sllovenia 3 garues, Austri 2 garues, Sllovaki 4 garues, Greqia 28 garues dhe Maqedonia 6 garues. Mbetet enigmë pse në këtë edicion të 37-të nuk ishin të pranishëm skiator nga Shqipëria të e as nga Kosova . Por habit fakti se grekët në këtë garë ndërkombëtare si duket kishin ardhur në piknik pasi ishin me një reprezentacion prej 28 skiatorëve që do të thotë se mbi 50 përqind nga numri i përgjithësomë i pjesëmarrësve.
Besar Iljazi  dhe dardan Dehari

Në ditën e parë të garave u mbajtën garat e sllallomit të madh, ku morrin pjesë 56 garues nga 10 shtete pjesëmarrëse dhe u arritën këto rezultate: Vendi i parë pas dy lëshimeve i takoi sllovenit Martin Cater me rezultat 1.56.09, vendi i dytë i takoi austriakut Franz Promok me rezultat 1.56.15 dhe vendi i tretë i takoi bullgarit Stefan Georgiev 1.57.33. Garuesit e reprezentacionit të Maqedonisë u pozicionuan sa vijon :
Antonio Ristevski i teti me rezultat 1.58.87; Dardan Dehari i trembëdhjeti me rezultat 2.00.70; Besar Iljazi i njëzeteteti me rezultat 2.13.68, Gentian Kurtishi njëzetenënti me rezultat 2.14.94, 36. Meriton Emini i tridhjetegjashti me rezultat 2.33.62 dhe Popovski i tridhjetenënti me rezultat 3.00.81.
dhuratat  pë fituesit

Në garat e sllallomit që u mbajtën ditën e diel u arritën këto rezultate: 1Franz Promok .49.84.2.Vasilis Dimitriadis 1.49.85, 3.Stefan Georgiev 1.50.12. Nga garuesit e maqedonisë Antoni Ritevski ishte I gjashti, ndërsa Gentian Kurtishi I njëzetedyti.
Për fituesin e Kupës së Sharrit 2010 Franz Promok ( A). oragnizatori ndau 3 mijë Euro dhe një qen të sharrit
publiku

Publikuar: 09.03.2010 | 08:17
Lexuar: 685 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime