E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndihem tepër krenar që shënuam fitore kundër Miravcit një kundërshtar i papërshtatshëm për skuadrën tonë. Fati deshi që goli im të vendos epilogun e kësaj ndeshje ashtu si edhe para një jave në Gjorçe Petrov kundër Vëllazërimit
Jovanoviq  pėrsėri  vendos  epilogun e ndeshjes
Në Tetovë: Shkëndija – Miravci 1-0












Shkëndija shënoi edhe një fitore të ngushtë në ndeshjen e dytë të sezonit pranveror, dhe atë përsëri me golin e vetëm të mbrojtësit Nenad Jovanoviq, i cili në minutën e 44-të të ndeshjes pas një krosimi të Burhan Emurllahit nga gjuetja e lirë me kokë mposhtë portën e portierit Kostadin Boshnjakov. Pikët e fituara nga kjo ndeshje kanë vlerën e madhe sa të Sharrit, meqë akoma vazhdon të mbanë diferencën prej katër pikëve kundrejt konkurrentëve të vetë “Bregallnicës” dhe “Skopje”. “Ndihem tepër krenar që shënuam fitore kundër Miravcit një kundërshtar i papërshtatshëm për skuadrën tonë. Fati deshi që goli im të vendos epilogun e kësaj ndeshje ashtu si edhe para një jave në Gjorçe Petrov kundër Vëllazërimit. Për këtë ndihem krenar por neve vazhdojmë të punojmë për sfidat e radhës që na presin” tha i emocionuar pas përfundimit të ndeshjes Nenad Jovanoviq.
Përndryshe kjo ndeshje u zhvillua në kushte të vështira atmosferike meqë dëbora që ra në paraditen e së shtunës me të madhe vështirësoi terrenin e futbollit, megjithatë tifozët e pranishme që në këtë ndeshje ishin në numër të konsiderueshëm kanë mbetur të kënaqur më lojën dhe sidomos me rezultatin dhe tre pikët e arkëtuara .
Shkëndija këtë ndeshje e filloi me formacionin Zendeli, Elmazoski, Bilbilovski, Cuculi, A.Aliju, Useini, Jovanoviq, Emini (J.Selmani), Hasani (Sallai) Emurllai, Sali (Idrizi),
Drejtësinë e ndeshjes Shkëndija – Miravci pa ndonjë gabim të dukshëm e ndau gjyqtari ri nga Manastiri Petar Veljanovski, i cili ndëshkoi me kartonë të verdhë Sali, Elmazoski, Useini dhe Selmani të Shkëndijës si dhe Petkov dhe Marinkoviq të Miravcit.


Publikuar: 09.03.2010 | 08:22
Lexuar: 645 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime