E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në turnirin tradicional të lojës së shahut të organizuar në Komunën e Tearcës u paraqitën 7 ekipe garuese nga vendbanimet e kësaj komune si: Tearcë, Sllatinë, Gllogjë, Përshvecë, Dobrosht, Nerasht dhe Odri.
Dobroshti  fitrues  i turnirit
Komuna e Tearces turnir tradicional I lojës së shahut



Përfundoi turniri i shahut nëTearc








Në turnirin tradicional të lojës së shahut të organizuar në Komunën e Tearcës u paraqitën 7 ekipe garuese nga vendbanimet e kësaj komune si: Tearcë, Sllatinë, Gllogjë, Përshvecë, Dobrosht, Nerasht dhe Odri.

Ekipet garuese vunë në sprovë shkathtësitë dhe aftësitë e tyre në fushën e shahut dhe atraksionit me figura, ku nën referimin e Faik Jasharit, refer nga Tetova u shpallën edhe më të mirët .Sipas pikëve të fituara vendi I parë I takoi ekipit nga fshati Dorbosht, në të dytin u radhit ekipi nga Sllatina dhe në të tretin Tearca, për të cilët organizatori kishte paraparë edhe shpërblime simbolike.Hpajen solemne të këtij turniri tradicional e bëri Kryetari I Komunës së Tearcës, Isen Asani me Kadri Kamberin nga fshati Sllatinë.

Ky aktivitet sportiv u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës Isen Asani. Kordinatori i këtij aktiviteti Bajram Memishi theksoi se kjo është hera e dytë e oganizimit të lojës së shahut, tanimë është në kontinuitet dhe të bëhet tradicional

Kryetari I Komunës së Tearcës, Isen Asani, theksoi se interesimi për afirmimin e këtij sporti të popullarizuar në këtë rajon është në ritje dhe do të hartohen edhe projekte të tjera për këtë sport atraktiv, komuna do të jetë mbështetësë e këtyre aktiviteveve.

Sadije Aliti






Publikuar: 09.03.2010 | 08:27
Lexuar: 555 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime