Milano shënoi fitoren e parë në terren të gjelbër në këtë kampionat. Pas kësaj jave Renova dhe Rabotniçki janë dy ekipet e vetme që mbajnë epitetin favorit të këtij kampionati.
Post festime i ndeshjeve të javës së 20 në ligën e parë
Në katër ndeshje të javës së 20 në ligën e parë republikane , vendasit s shënuan 3 fitore, ndërsa ekipi mysafirë doli fitues vetëm në një ndeshje. E veçanta e kësaj jave është se Milano e Kumanovës ka shënuar fitoren e parë në këtë kampionat pa mos e llogaritur ndeshje që e fitoi zyrtarisht, ndërsa Teteksi është skuadra e vetme që fitoi në cilësinë e mysafirit. Edhe pas javës së 20 në kreun e tabelës nuk ka asnjë ndryshim radikal ashtu si nuk ka edhe në pjesën e fundit të tabelës ku Milano është e sigurt për ndeshjen e play off-it, ndërsa më afër saj është Vardari i Shkupi. Por ajo që duhet veçuar nga kjo javë e kampionatit tifozët e Vardarit apo më mirë than huliganët e këtij klubi përsëri bënë kërdi me sjelljet e tyre vandale. Vallë çka mund të presim nga këto adhurues të futbollit në ndeshjet e radhës apo në play off.
Renova kundër Sileksit luajti ndeshjen e parë në sezonin pranveror dhe duke u bazuar në pjesën e parë të lojës kur çdo gjë funksiononte si një makineri e përsosur dëshmoi qartë se ishte dhe mbetet pretenduesi më serioz për titullin e kampionit shtetëror. Ishte kënaqësi të shohësh lojën e ekipit të cilët që në minutën e parë pranuan gol në asnjë moment nuk humbën vullnetin për lojë por përkundrazi nga minuta në minutë bëheshin më të rrezikshëm për portën e Daniel Bozhinovski. Golat që i shënuan Fisnik Nuhiu në minutën e 11-të, Vullnet Emini në minutën e 28 dhe Bllagojçe Todorovski në minutën e 37 ishin vetëm frytë i aksioneve mirë të pararendura, ndërsa rastet e shumta që fatkeqësisht nuk u kurorëzuan në radhë të parë Boban Jançevski, Agron Memedi, Fisnik Nuhiu, Ylber Aliu dhe të tjerët vetëm dëshmuan konstatimin tonë se çdo gjë funksiononte si orë zvicerane.
Por ajo që u vërejt në këtë ndeshje se edhe bankina e Renovës është shumë cilësore, kësaj radhe ishin Armend Elezi, Minas Osmani, Ismail Ismaili, Muharem Bajrami Argjend Gafuri, Angelovski dhe Mickov por edhe ata të tjerët të cilët presin rastin.
Me këtë lojë që Renova u paraqit kundër Sileksit është vetëm një shenjë e mirë se edhe kundër Metalurgut të mërkurën në Avtokomand dhe sidomos kundër Teteksit të dielën do të dëshmon cilësi edhe më të madhe për çka do të kontribuon edhe në kthimin e tifozëve në shkallët e stadiu mit në numër edhe më të madh
Në box
Në javën e 20-të në ligën e parë u arritën këto rezultate:
Renova Sileksi 3-1, Rabotniçki Vardari 1-0, Milano Pobeda 3-2 dhe
Horizont T Teteksi 0-2
Në xhiron e 21-të që zhvillohen të mërkurën, takohen:
Metalurgu Renova, Pobeda Rabotniçki, Vardari Pelisteri dhe Teteksi Sileksi