Seleksionuesi Mensur jakupi në listën prej 20 futbollistëve k a ftuar edhe Muahrem Adilin, Mevlan Muratin, Visar Musliun, Asmir Ramadanovskin, Mumin Nurishin, Amir Osmanin dhe Valmir Nafiun
Serleksioni i U-17 Maqedonisë udhëtoi në Slloveni
Reprezentacioni Maqedonisë në kategorinë U-17 me datën 9 dhe 11 mars do të zhvillon dy ndeshje miqësore me moshatarët e vetë nga reprezentacioni i Sllovenisë .Ndeshjet e në fjalë do të zhvillohen në Kampion e futbollit pronë e Federatës së Futbollit të Sllovenisë në Catesh Terme. Për këto dy ndeshje miqësore seleksionuesi Mensur Jakupi ka të ftuar 20 futbollistë për të cilët mendohet se do të jenë e ardhja e futbollit në Maqedoni. Porier Muharem Adili dhe Dragan Stefanovski, mbrojtës Mevlan Murati, Darko Nasevski, Visar Musliu, Hristijan Tosevski, Asmir Ramadanovski dhe Antonio Antoniev, mesfushor Mumin Nurishi, Patrik Zlatanovski, David Babunski, Hristijan Denkovski, Amir Osmani, Boban Nikolov, sulmuesit Viktor Angelov, Dino Jonuz, Martin Aleksov, Antonio Kalanoski, Darko Aleksovski, Valmir Nafiu.
Mendoj se kemi bërë një përzgjedhje që pos rezultateve të mira do të nxjerr edhe futbollit të cilët mund të dëshmohen se kanë kapacitet edhe për të arritura më të mëdha. Me ndeshjen që e zhvilluam kundër Malit Zi në Ohri dëshmuam se kemi talent por edhe kapacitet për të arritura më të mëdha. Sllovenët janë një rast i mirë për të dëshmuar cilësinë tonë theksoi seleksionuesi Mensur Jakupi para nisjes për në Slloveni ku të martën dhe të enjten do të zhvillojë miqësore me reprezentacionin e Sllovenisë
Këto ndeshje miqësore qoftë edhe me seleksionin U-17 është një rast i mirë të dëshmohet se edhe trajnerët shqiptar kanë kapacitet për të drejtuar reprezentacionin.