E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Roli i mediumeve në procesin e aderimit drejt BE-së është kyç, pushteti doemos duhet të mësojë nga kritika dhe ta respektojë lirinë e mediumeve, deklaroi ambasadori Evropian në Maqedoni Ervan Fuere.
Fuere: Pushteti tė respektoj lirinė e mediave



Këtë mbrëmë në ndarjen e çmimit evropian për gazetari Zhan Mone në Shkup, e deklaroi përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere.

Kritika konstruktive është një prej boshteve kryesore lëvizëse të një shoqërie të shëndoshë, demokratike, pa marrë parasysh nëse vjen nga bashkësia afariste, shoqëria civile ose mediumet, tha Fuere.

Përgjegjësi e Qeverisë është t`i dëgjojë kritikat e këtilla e madje edhe t`i pranojë. Por kjo duhet të shikohet si fuqi, e jo si shprehje e dobësisë.

Në vend se t`i hedhë poshtë kritikat e tilla, si diçka kundër shtetit ai duhet t`i pranojë e me këtë të dëshmojë se nxitë të menduarit e pavarur.

Duke e bërë këtë Qeveria njëherit e promovon dialogun e hapur dhe lehtëson ndërtimin e frymës së konsensusit të partive politike dhe të gjitha aktorëve në shoqëri", deklaroi Fuere.

Mediume të lira dhe objektive janë të domosdoshme në çdo shoqëri demokratike, theksoi Fuere dhe bëri thirrje për implementimin e plotë të ligjit për radiodifuzion, me të cilin duhet të tejkalohet situata e tanishme dhe mediumet të lirohen nga çfarëdo ndikimi politik, që është shkaktuar kryesisht nga mungesa e financave. /Makfaks/

Publikuar: 16.12.2008 | 18:11
Lexuar: 540 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime