E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Piloti brazilian i cili sezonin e kaluar kishte një aksident të rëndë, është i mendimit se 3 skuadrat e reja, të cilat nga ky vit janë pjesë e Formula 1, do të jenë rrezik permanent për pilotët e skuadrave favorite, për shkak të shpejtësisë së vogël të tyre
SKUADRAT E REJA, RREZIK PĖR PILOTĖT MĖ TĖ MIRĖ THOTĖ MASSA


















Braziliani Felipe Masa prezantoi makinën e re të Ferrarit para tifozëve brazilian në Sao Paolo. Me këtë rast Masa theksoi se bashkëpunimi me kolegun e ri, Fernando Alonso, është në nivel dhe se favoriti për titullin e kampionit në Formula 1 në këtë sezon do të vendoset mes 4 skuadrave.

Sipas Masas, përveç Ferarrit, në garë për titull do të jenë MekLaren, Red Bull Rejsing dhe Mercedes XhiPi.

Piloti brazilian i cili sezonin e kaluar kishte një aksident të rëndë, është i mendimit se 3 skuadrat e reja, të cilat nga ky vit janë pjesë e Formula 1, do të jenë rrezik permanent për pilotët e skuadrave favorite, për shkak të shpejtësisë së vogël të tyre.

“Nuk është interesante të kesh skuadra të reja në Formula 1, të cilat janë të ngadalshme për më tepër se 3 sekonda se skuadrat tjera. Kjo nuk është as e mirë për tu shikuar mirëpo nuk është e mirë edhe për ne pilotët në pistë, pasi që shpejtësia e tyre paraqet rrezik permanent për pilotët e skuderive të tjera” – tha piloti i Ferarrit, Felipe Massa.

Publikuar: 09.03.2010 | 16:27
Lexuar: 332 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime