Ish drejtori i Postës së Tetovës, Muhamed Zylbeari ka akuzuar sot në një konferencë për media, drejtorin e Postave të Maqedonisë për degradim dhe transfer të pa arsyeshëm, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë, Ejup Rustemi i ka cilësuar si të pabaza akuzat dhe ka sqaruar se tranferi i Muhamed Zylbeharit, nuk është degradim por transfer në Shkup në të njëjtin vend pune
Ish drejtori i Postës së Tetovës, Muhamed Zylbeari ka akuzuar sot në një konferencë për media, drejtorin e Postave të Maqedonisë se në vendin e tij dhe 8 personave të tjerë të ulur nga detyra ka vendosur njerëz jo profesionist. Zylbehari poashtu ka akuzuar se persona anonim e kanë kërcënuar se do të ulet në detyrë nëse do të zhvilloj konferencën për media.
"Nëse është nevoja që unë si kuadër i postës së Tetovës të shkoj në postën e Shkupit dhe të kontribuoj nuk ka problem, por do të ju them kështu bashkëpunëtor për shërbime ekonomike që nuk pason me profesionin tim në postën 1 minimum ka 3 ndërsa unë bëhem i katërti. Më kanë kërcenuar se do të më çojnë në Kumanovë, nëse do ta zhvilloj konferencën për shtyp, deklaroi Zylbehari.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë, Ejup Rustemi i ka cilësuar si të pabaza akuzat e ish-drejtorit të Postës së Tetovës dhe ka sqaruar se tranferi i Muhamed Zylbeharit, nuk është degradim si tenton ta paraqes ai, por vetëm një transfer normal në Postën nr 1 në Shkup në të njëjtin vend pune si në Tetovë, ndërsa ulja në detyrë e puntorëve tjerë, tha Rustemi është bërë në bazë të rekomandimeve të kontrollit të brendshëm.
Drejtori i Postave të Maqedonisë Ejup Rustemi ka adresuar vërejtje për ish-drejtorin e Postës së Tetovës për mos respektim të procedurave në hapjen e postave të reja. Gjatë punës së tij, ka tentuar që të hap një Poste vetëm 80 metra larg Postës kryesore në Tetovë dhe nuk ka bërë regjistrimin në rrjetin e EVN-së të postës në Palçishtë dhe të postës në afërsi të USHT-së, gjë që ka shkaktuar dëm prej 3.5 milion denar, deklaroi Ejup Rustemi.
Në të njejtën konferencë për media janë ankuar edhe 12 puntorët e shkarkuar nga
Drejtoria e hyrave publike në Tetovë, të cilët kanë pasur vendime pune. Njëri nga të punuësuarit, Bujamin Rushiti tha se puntorët kanë ngritur padi në gjykatë dhe presin që gjykata të sjell vendimin përfundimtar.