Fondi monetar do të mundej të jetë një prej tyre dhe për këtë haptasi e përkrahim këtë ide", deklaroi në konferencën p;r shtyp shefi i grupit të socialistëve në Parlamentin Evropian, Martin Shulc.
Një grup i eurodeputetëve sot e përkrahën idenë për krijimin e Fondit Monetar Evropian, me qëllim që të nxirren mësime nga kriza ekonomike greke.
"E përshëndesim propozimin e ministrit gjerman të Financave Vofgang Shojble që të krijohet Fondi Monetar Evropian. BE-ja urgjentisht ka nevojë për masa të reja shtesë për rregullim. Fondi monetar do të mundej të jetë një prej tyre dhe për këtë haptasi e përkrahim këtë ide", deklaroi në konferencën p;r shtyp shefi i grupit të socialistëve në Parlamentin Evropian, Martin Shulc.
Lideri i liberalëve, Gi Ferhofstat gjithashtu theksoi se është për krijimin e Fondit Monetar Evropian pa e hedhur poshtë idenë për një mekanizëm të vetëm për "sanksionimin e nxënësve të këqinj".
Kancelarja gjermane Angela Merkel paraprakisht në Luksemburg shtoi se një Fond i vetëm Monetar Evropian për shpëtim të vendeve nga eurozona, të cilëve u nevojitet ndihma, do t'u dërgojë sinjal të qartë lojtarëve të cilët spekulojnë me shkatërrimin e mundshëm të eurozonës.