E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria për financimin e një pjesë të projekteve të veta do të mbështetet në fondet e donatorëve të huaj. Kjo u vendos në takimin e sotëm të të gjithë donatorëve për zhvillimin e institucioneve shtetërore.
Donator tė huaj finansojnė projektet e qeverisė





Donatorët mbështesin qeverinë rreth kërkimit të finansierëve të rinj, por edhe i përmendën mangësitë duke i orientuar për përforcim të kapaciteteve të veta.

‘Ekziston dëshira të ndihmojmë në procesin e reformimit të vendit dhe shpresojmë se këto reforma do të përparojnë sa është e mundur më shpejtë dhe do të ketë ndikim material për zhvillimin ekonomik të vendit në të gjitha nivelet, edhe në nivelin nacional edhe në atë vendor”, deklaroi euroambasador, Ervan Fuere.

Pjesa më e madhe e mesazheve që Banka Boterore i dërgoi qeverisë ishin pas dyerve të mbyllura, por megjithatë një pjesë e tyre dolën per opinionin. Bankierët porositën që vendi të orientohet në tre elemente.

“Ndikim, inovacion dhe integrim. Dëshirojmë që të përqendroheni në zbatimin në një mënyrë pragmatike të sektorëve kritikë për zhvillim të vendit në procesin e integrimeve europiane”, porositi Mihaul Replik përfaqësues i Bankës Botërore.

Zëvendës kryeministri Ivica Bocevski thotë se më është formuar komiteti i punës për integrime evropiane ku do të diskutohet në nivel politik dhe administrativ.

“integrimi për në BE dhe NATO, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëdhëniet stabile ndëretnike dhe investimi në arsim, janë pesë prioritetet në të cilat qeveria do ti dedikojë ndihmat e donatorëve të huaj”, theksoi zëvendës kryeministri Ivica Bocevski.

Bocevski thotë se qeveria do të marrë punën në dorë dhe do ta koordinojë ndihmën nga jashtë. Verica Mileva, Alsat-M

Publikuar: 16.12.2008 | 19:56
Lexuar: 659 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime