E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Vlerësojmë se kontesti bilateral nuk duhet që të ndikojë në këto negociata. Të dyja palëve, si edhe gjithmonë i rekomandojmë që të bisedojnë edhe të gjejnë zgjidhje, që duhet të jetë në favor të të dy shteteve, por ndërkohë Maqedonia mund t'i përfundojë detyrat e saj për hyrje në BE, deklaroi Ganter.
Ganter: Kontesti bilateral nuk duhet qė tė ndikojė nė integrimet









Kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë dhe të Sllovenisë Trajko Veljanoski dhe Pavel Ganter sot në Shkup shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe transmetimin e përvojave sllovene lidhur me proceset eurointegruese. Veljanoski dhe Ganter vlerësuan se marrëdhëniet midis të dy vendeve janë më shumë se miqësore dhe se nuk ka çështje të hapura.

Ganter theskoi se qëllimi kryesor i vizitës ësht përkrahja e qytetarëve dhe pushtetit në Maqedoni në rrugën e saj për hyrje në BE dhe në NATO.

"Sipas Raportit të eurodeputetit tonë Zoran Taler Maqedonia padyshim që ka bërë hap të madh përpara në demokratizimin e sistemit dhe nuk ekziston asnjë arsye që Maqedonia siç ishte parashikuar, gjatë presidencës spanjolle të marrë datë për fillimin e negociatave dhe të mos mund t'i hapë kapitujt e parë negocues. Vlerësojmë se kontesti bilateral nuk duhet që të ndikojë në këto negociata. Të dyja palëve, si edhe gjithmonë i rekomandojmë që të bisedojnë edhe të gjejnë zgjidhje, që duhet të jetë në favor të të dy shteteve, por ndërkohë Maqedonia mund t'i përfundojë detyrat e saj për hyrje në BE, deklaroi Ganter.

Lidhur me qytetarët e Maqedonisë që kërkojnë azil në disa vende evropiane, Veljanoski e informoi Ganter se nuk bëhet fjalë për çfarëdo lloj problemi politik por se bëhet fjalë për ndonjë politikë të Qeverisë, por për manipulim të ashpër me qytetarët nga ana e individëve dhe se në prapavijë të kësaj gjendjeje janë motivet ekonomike.


Publikuar: 10.03.2010 | 18:37
Lexuar: 77 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime