Ministri i Ekonomisë, tha se përveç agjencisë Sky Vim së fundi, është mbyllur edhe një tjetër agjenci turistike në Shkup. Të gjithë ato që nuk kanë dokumentacionin e duhur apo nuk kanë licencat e nevojshme do të kenë sanksione sipas ligjit.
Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi deklaroi sot se vazhdojnë kontrollet ndaj agjencitë turistike, inspektime këto që nisën pas fluksit të dërgimit të qytetarëve drejt Belgjikës. Besimi tha se nëse inspektoratet konstatojnë parregullsi në punën e agjencive turistike, për to do të pasojë sanksionimi ose edhe mbyllja.
Ministri i Ekonomisë, tha se përveç agjencisë Sky Vim së fundi, është mbyllur edhe një tjetër agjenci turistike në Shkup. Të gjithë ato që nuk kanë dokumentacionin e duhur apo nuk kanë licencat e nevojshme do të kenë sanksione sipas ligjit. Dy agjenci deri tani i kemi mbyllur, ndërsa Inspektorati i tregut është në teren dhe bën kontrolle të vazhdueshme, u shpreh Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë
Mbi 40 familje shqiptare nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët në Bruksel kërkuan azil politik, sot në orët e mëngjesit vullnetarisht u nisën nga Belgjika drejt shtëpive të tyre, kumtoi Byroja për të huaj në Bruksel.
Atyre, të cilët vendosën vullnetarisht ta braktisin Belgjikën, u është siguruar udhëtimi falas me autobus. Kërkesat për kthimin vullnetar janë rritur dhe nga fundi i javës është e mundur që të angazhohet edhe një autobus, kumtoi përfaqësuesi i Byrosë për të huaj.
Familjet e varfëra, kryesisht nga Kumanova dhe nga Presheva, para disa javëve arritën në Bruksel të udhëhequr nga zërat se nëse kërkojnë azil politik në Belgjikë, do tu sigurohet strehimore, punë dhe sigurim social.
Vendimi për largim vullnetar nga Belgjika është marrë pasi që u është bërë me dije se asgjë të tillë Belgjika nuk do t'u sigurojë. Sekretari belg për çështjet lidhur me migracionin, Melhior Vatle paraprakisht deklaroi se Belgjika nuk u jep azil politik personave të cilët e kërkojnë këtë për shkak të situatës së keqe ekonomike.
Siç thekson BTA-ja, tani në Bruksel personat e përgjegjshëm po tentojnë të zbulojnë se kush qëndron pas informatave të rreme, që detyruan qindra qytetarë të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe të kërkojë azil në Belgjikë. Ekziston dyshim, se pas këtyre zërave, përveç agjencive turistike, në disa raste të përzier janë edhe politikanë lokalë.