E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
"To Vima" duke iu referuar burimeve diplomatike amerikane, publikuan se Obama dhe Klintoni i thanë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm që ta informojë Këshillin e Sigurisë të KB-së se emërtimi "IJRM" në të ardhmen mund të ndryshohet me "Republikën Veriore të Maqedonisë" ndërsa gjuha që flitet në vend si "gjuha maqedonase-veriore".
Partia e Kryemnistrit: Konfirmimet e







Bëhet fjalë për një truk medial apo intrigë, është reagimi paraprak i autoriteteve në Republikën e Maqedonisë në tekstin e sotëm të "To Vimës" në të cilin thuhet se gjoja presidenti amerikan Barak Obama dhe sekretarja shtetërore Hilari Klinton në takim në Uashington me kryeministrin grek Jorgos Papandreu , kërkuan nga Athina që ta rihetojë qëndrimin e saj lidhur me kontestin për emrin me Shkupin dhe ta shqyrtojë propozimin "Republika Veriore e Maqedonisë" si zgjidhje për problemin.

Burime nga VMRO-DPMNE-ja qeveritare për MIA-n thonë se konfirmimet e gazetës greke janë truk medial apo intrigë , duke pasur parasysh se informacioni është shumë më i ndryshëm, nga ajo që e publikojnë mediat e tjera lidhur me bisedimet e Papandreut me Obamën dhe Klintonit.

"To Vima" duke iu referuar burimeve diplomatike amerikane, publikuan se Obama dhe Klintoni i thanë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm që ta informojë Këshillin e Sigurisë të KB-së se emërtimi "IJRM" në të ardhmen mund të ndryshohet me "Republikën Veriore të Maqedonisë" ndërsa gjuha që flitet në vend si "gjuha maqedonase-veriore".

Uashingtoni , siç theksojnë diplomatët amerikanë për gazetën është shumë e interesuar që ta kompletojë zgjerimin e NATO-s në Evropën Juglindore që nuk është e mundur pa zgjidhjen e problemit për emrin e Maqedonisë. /mia/

Publikuar: 10.03.2010 | 22:21
Lexuar: 60 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime