E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Xhevat Ademi nga BDI, ndërkaq, u përgjigj se kuorumi që e propozon Demokracia e Re i përgjigjet VMRO-DPMNE-së sepse nga 19 anëtarë të Komitetit, dhjetë janë nga lista e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. "Tani nuk e kam të qartë kush i propozon këto ndryshime. Demokracia e Re?!", tha ai.
BDI dhe DR nė debat pėr Komitetin pėr marrėdhėnie ndėrmjet bashkėsive









Partitë parlamentare të shqiptarëve sot vazhduan me kundërshtimin e qëndrimeve lidhur me propozimin e DR-së për ndryshime të Ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Flora Kadriu nga DR-ja akuzoi se BDI-së nuk i përgjigjet zhbllokimi i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

"Demokracia e Re është e vetëdijshme se përse partia më e madhe maqedonase nuk dëshiron të debatojë në Kuvend për projektin 'Shkupi 2014', për vendimin për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë për fillestarët shqiptarë, për mosdhënien e pasaportave dygjuhësorë, për ndryshimin e shtetësisë nga "i Republikës së Maqedonisë" në "maqedonase", por nuk mund të kuptojë përse BDI, parti e cila thirret në votat dhe legjitimimitetin e shqiptarëve, nuk është e interesuar ta pranojë iniciativën e DR-së për zhbllokim të Komitetit", tha Kadriu.

"E pyesim BDI-në, përse nuk e pranoi iniciativën e Demokracisë së Re që të pakësohet numri për kuorum të Komitetit prej 13 në 10 anëtarë, duke e ditur se sipas Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe amandamentit kushtetues XII është paraparë që vendimet të sillen me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Komitetit?", tha Kadriu.

Xhevat Ademi nga BDI, ndërkaq, u përgjigj se kuorumi që e propozon Demokracia e Re i përgjigjet VMRO-DPMNE-së sepse nga 19 anëtarë të Komitetit, dhjetë janë nga lista e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. "Tani nuk e kam të qartë kush i propozon këto ndryshime. Demokracia e Re?!", tha ai.

Deputeti i BDI-së dhe kryetar i Komitetit përsëriti se sipas tij, problemi nuk është në kuorumin, por në qasjen. "I lus kolegët nga DR-ja që të mos merren me gjëra të parëndësishme, për arsye se nuk janë në pyetje numrat, por qasja. Kuorumi që e propozojnë ata është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve", tha Ademi.

Ademi paralajmëroi se do të takohet me euroambasadorin Ervan Fuere, ambasadorin amerikan, Filip Riker dhe me përfaqësuesin e OSBE-së, Hoze Luiz Herero dhe se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit, përveç tyre, do ta ftojë të marrë pjesë edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive nuk mbajti katër mbledhje për shkak të mungesës së kuorumit.

Publikuar: 11.03.2010 | 05:24
Lexuar: 85 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime