Ambasadori britanik në Shkup Endrju Ki, tha se përmes zbatimit të politikës integruese të prodhimit matet ndikimi i të mirave dhe shërbimeve për ambientin jetësor.
Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si bartës i procesit për vendosjen e skemës për shenja ekologjike të prodhimeve dhe shërbimeve në Republikën e Maqedonisë në pajtim me regullativën e BE-së dhe mbështetje të Ambasadës së Britanisë në Shkup, dhe në bashkëpinim me Dhomën Ekonomike të Maqedonisë, sot organizoi debat publik për miratimin e kritereve ekologjike për detergjentet për larjen e enëve me dorë dhe për vendosje turistike.
Ministri e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi tha se qëllimi kryesor është që shenja ekologjike të bëhet instrument i njohur plotësues dhe efektiv përmes së cilës zvogëlohet ndikimi negativ mbi ambientin jetësor të shkaktuar nga prodhimet dhe shërbimet. Ai shtoi se prodhimet dhe shërbimet të cilat i përmbushin këto kritere me shenjë të njejtë ekologjike apo logo të që dallohet lehtë, me çfarë konfirmohet se janë me performanca më të mira ekologjike.
"Në këtë mënyrë duam të krijojmë të ashtuqujturën shpenzime të gjelbra në Republikën e Maqedonisë me të cilën do të mundësojmë përdorim më efektiv të resurseve, uljen e krijimit të mbeturinave dhe shfrytëzimin e energjisë", tha Jakupi.
Ai theksoi se përgatitja e këytre kritereve është që të inkurajojë sektrorin të prodhojë apo të furnizojë tregun me prodhime dhe shërbime me ndikim të ulët në mjedisin jetësor gjatë afatit të tyre. Procesi i implementimit do të fillojë këtë vit, si dhe eko-etiketimi i kapaciteteve turistike me të cilën do të bëhen më tërheqës për shfrytëzuesit.
Ambasadori britanik në Shkup Endrju Ki, tha se përmes zbatimit të politikës integruese të prodhimit matet ndikimi i të mirave dhe shërbimeve për ambientin jetësor. Nëse prodhimi apo shërbimi nuk dëmton rrethinën gjatë afattit të vet prej prodhimit deri në konsumim dhe hedhje, do të shënohen me shenjë ekologjike - Lulja e Unionit.
"Në Britani kërkesa e këtyre prodhimeve të gjelbra është e madhe dhe përfshinë numrin e sektorëve industrial", tha ambasadori. MIA