E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dhjetori i vitit 1993 paraqet moment të rëndësishëm në historinë e politikës së jashtme të Maqedonisë. Ky është muaji kur 13 vende evropiane vendosën marrëdhënie diplomatike me RM-në
15 vjet dimplomaci me 13 vende evropiane
Me solemnitet qendror në Shtëpinë e ARM-së me moton "Pesëmbëdhjetë vjet miqësi dhe partneritet evropian", Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe shumë përfaqësi të huaja diplomatike konsullare, nesër do ta shënojnë 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Maqedonisë me 13 vende evropiane.

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Petrov është paraparë në solemnitet të mbajë fjalim ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, ndërsa në emër të diplomatëve të huaj do të flet përfaqësuesi i korit diplomatik - ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoni, Karl Vibi dhe Bernar Valero, ambasador i Republikës së Francës në cilësi të përfaqësuesit të vendit kryesues me BE-në.

"Dhjetori i vitit 1993 paraqet moment të rëndësishëm në historinë e politikës së jashtme të Maqedonisë. Ky është muaji kur 13 vende evropiane vendosën marrëdhënie diplomatike me RM-në. Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Danimarkës, Republika e Italisë, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda Veriore, Republika e Francës, Mbretëria e Holandës, Mbretëria e Norvegjisë, Mbretëria e Suedisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Finlandës, Islandës dhe Republika e Polonisë ishin vendet me të cilat në dhjetor të vitit 1993 Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike.

Në pyetjen e gazetarëve nëse MPJ-ja do të reagojë në Sofje për shkak të deklaratës së djeshme të kryeministrit bullgar Sergej Stanishev lidhur me OMO Ilinden Pirin, Petrov tha se është bërë fjalë për konferencë shtypi të dy kryeministrave dhe se është pazakontë në praktikë diplomatikë gjatë një vizite zyrtare të një përfaqësuesi të lartë të një vendi nikqir të reagohet me notë protestuese.

Lidhur me kufirin me Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme theksoi se mbetet të shënohet edhe më pak se një kilometër në zonën rreth Debëlldesë, ku duhet të vendosen gurët kufitarë, me çka ky proces do të rrumbullaksohet konform paralajmërimeve. Për vendosjen e marrëdhënieve diplomati

Publikuar: 16.12.2008 | 20:07
Lexuar: 630 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime