Propozim ligji qeveritar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akciza, i miratuar me procedurë të shkurtuar, parasheh që mënyra e llogaritjes së akcizave të kryhet në bazë të vlerës së automjetit, në vend që si deri tani, sipas vëllimit të motorit.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen së 95-të i solli ndryshimet e Ligjit për akcizat, të propozuara nga Qeveria. Paraprakisht, deputetët konkluduan se Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akciza, parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së, nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të kalojë në lexim të dytë.
Propozim ligji qeveritar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akciza, i miratuar me procedurë të shkurtuar, parasheh që mënyra e llogaritjes së akcizave të kryhet në bazë të vlerës së automjetit, në vend që si deri tani, sipas vëllimit të motorit.
Automobilat deri 3.000 euro do të lirohen nga akciza, ndërsa mbi atë shumë, shkalla e akcizës llogaritet varësisht nga vlera e automobilit. Prej 3.000 deri 4.000 euro, shkalla është 0,5 për qind, prej 4.000 deri 5.000 euro 1 për qind, ... prej 14.000 deri 16.000 gjashtë për qind...
Ministri i Financave, Zoran Stavreski, në sqarimin e ndryshimeve të propozuara, potencon se arrihen më shumë qëllime, mes të cilave neutraliteti fiskal, efekti në raport me mjedisin jetësor, zgjidhjen e problemit me automjetet me targa të huaja, bëhen ndryshime për homologacionin, me çka do të shmanget shkuarja e disahershme në terminalet doganore, por para së gjithash, ndërrohet modeli ekzistues i llogaritjes së akcizave me të ri, si përqindje nga vlera e automjetit.
"Arrihet dhe ofrohet pakësim i përgjithshëm i akcizave, edhe për automjetet e vjetra e edhe për të rejat, në numër më të madh të rasteve, para së gjithash për automjetet më ekonomike, të cilat janë edhe më të blera. Propozimi parasheh rritje graduale të akcizës. Mbi 3000 euro procentualisht rritet akciza. Me modelin për llogaritje ofrohet zgjidhje më e volitshme për buxhetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, me më pak shpenzime të vijnë deri te automjeti i ri apo i përdorur", tha mes tjerash Stavreski.
Deputeti i LSDM-së, Marjanço Nikollov mendon se implikacionet fiskale do të jenë më të vogla nga të priturat, por, potencon, duhet të pritet dhe të shihet se si do të rrjedhë e tërë procedura. Ai shfaqi shpresë se numri më i madh i qytetarëve do të mund ta realizojnë të drejtën për import të automjeteve të përdorura.
Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për akcizat, mbledhja kuvendore vazhdoi me debatin për Ligjin për themelimin e fakultetit për dizejn dhe teknologji të mobiljeve dhe enterierit në përbërje të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup.