E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Simone de Beauvoir-i dhe Nelson Algren-i do të njiheshin në shkurt të vitit 1947, kur ajo ndodhej në SHBA për një seri konferencash, dhe marrëdhënia e tij zuri fill menjëherë. Tre muaj pas kthimit në Francë, Simone-a i shkruan Algren-it gati përditë. Në të njëjtën kohë ajo ishte e lidhur me shokun historik, filozofin Jean Paul Sartre.
Film pėr dashurinė e Simone de Beauvoir-it









Një film për historinë e dashurisë së filozofes dhe feministes Simone de Beauvoir bashkon në ekran artistët Johnny Depp dhe Vanessa Paradis.

Të bashkuar në jetë prej dhjetë vitesh, prindër të dy fëmijëve, çifti do të jetë protagonist i filmit "My american lover" (I dashuri im amerikan) i Lasse Hallström, regjisor me të cilin Depp ka xhiruar "Chocolat". Filmi do të tregojë historinë e gjatë të dashurisë mes shkrimtares feministe franceze dhe shkrimtarit amerikan Nelson Algren

Simone de Beauvoir-i dhe Nelson Algren-i do të njiheshin në shkurt të vitit 1947, kur ajo ndodhej në SHBA për një seri konferencash, dhe marrëdhënia e tij zuri fill menjëherë. Tre muaj pas kthimit në Francë, Simone-a i shkruan Algren-it gati përditë. Në të njëjtën kohë ajo ishte e lidhur me shokun historik, filozofin Jean Paul Sartre.

Filmi do të mbështetet tek letrat e dashurisë mes de Beauvoir-it dhe Algren-it, letra që asokohe do të shkaktonin një farë trazimi mes feminsteve për gjuhën që ishte më pranë një adoleshenteje të dashuruar se sa gjuhës së Simone-s pioniere e feminizmit.
Simone de Beauvoir do të kujdesej për botimin në Francë të disa veprave të Algrenit.

Ajo refuzoi kur Algren i shkruante dhe i kërkonte që ta braktiste Sartre-in dhe të martohej e të vinte tek ai në Çikago. Historia që do ta tregonte tek romani "Mandarinët" ku i bën Algrenit një portret (duke përdor emër të rremë), do të ndërpritej dhe rifillonte disa herë në rrjedhën e viteve.

Publikuar: 11.03.2010 | 18:14
Lexuar: 418 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime