Në listën e sivjeme njerëzit më të pasur në botë, në dhjetë vendet e para janë Slim (53,5 miliardë dollarë), Gejts (53 miliardë dollarë), Bafet (47 miliardë), indianët Mukesh Ambami dhe Lakshmi Mital (29 respektivisht 27,5 miliardë), Eike Batista nga Brazili (27 miliardë), Amansio Ortega, Spanjë (25 miliardë dollarë) dhe gjermani Karl Albreht me pasuri prej 23 miliardë dollarëve.
Biznesmeni meksikan Karlos Slim, është njeriu më i pasur në botë, para amerikanit Bill Gejts dhe investitorit Uoren Bafet, publikoi Forbs.
"Ekonomia po rikuperohet dhe kjo shihet sipas statistikave - numri ië miliarderëve në vitin 2010 është 1.011 në krahasim me 793, sa ka pasur në vitin 2009. Pasuria e përgjithshme e miliarderëve këtë vit u rrit në 3.600 miliardë dollarë, ndërsa vitin e kaluar ishte 2.400 dollarë", thotë Stiv Forbs, kryeredaktor i magazinës, i cili është edhe milioner.
Në listën e sivjeme njerëzit më të pasur në botë, në dhjetë vendet e para janë Slim (53,5 miliardë dollarë), Gejts (53 miliardë dollarë), Bafet (47 miliardë), indianët Mukesh Ambami dhe Lakshmi Mital (29 respektivisht 27,5 miliardë), Eike Batista nga Brazili (27 miliardë), Amansio Ortega, Spanjë (25 miliardë dollarë) dhe gjermani Karl Albreht me pasuri prej 23 miliardë dollarëve.
Miliarderi më i ri është themeluesi i Fejsbukut, Mark Çukerberg (katër miliardë dollarë), ndërsa më i vjetri është zvicerani Uolter Hefner, i cili ka 99 vjet dhe 3,3 miliardë dollarë.