E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk ka propozim amerikan për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas në intervistën për kanalin e tretë të televizionit kombëtar ERT.
SHBA-tė nuk kanė propozim pėr emrin









Nuk ka propozim amerikan për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas në intervistën për kanalin e tretë të televizionit kombëtar ERT.

"Nuk ka propozim nga SHBA-ja. Ajo që e kemi është linja e jonë e kuqe kombëtare greke, të cilën ne ua theksuam bashkëbiseduesve tanë, respektivisht pozicionin "erga omnes" - emër i komplikuar me përcaktim gjeografik. Për këtë biseduam dhe këtë ua prezantuam, u përgjigj Drucasi në pyetjen nëse ekziston propozim konkret amerikan për emrin që i është prezantuar kryeministrit Jorgos Papandreu në takimet në Uashington me presidentin e SHBA-së, Barak Obama dhe me sekretaren shtetërore Hilari Klinton.

I pyetur nëse bisedohet vetëm për dallimet rreth emrit ose edhe për çështje të tjera, siç janë identiteti dhe gjuha, Drucas thotë "Ajo që Greqia bisedon nën mandatin e KB-së është e qartë: gjetja e zgjidhjes së përbashkët e pranueshme me vendin tonë fqinj".

Publikuar: 12.03.2010 | 16:35
Lexuar: 367 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime