E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas bisedimeve të mbrëmshme me shefin e diplomacisë shqiptare, ministri serb Jeremiq u tha gazetarëve se “ekziston dallimi i madh në qëndrimet rreth çështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës që nuk janë zvogëluar as me bisedimet tona të sotme, por jemi marrë vesh që këtë dallim ta izolojmë që të mos i ngarkojmë marrëdhëniet tona në fushat tjera”.
Meta - Jeremic: Dallimet pėr Kosovėn nuk duhet tė jenė pengesė pėr bashkpunim









Ministrat e Jashtëm të Serbisë e Shqipërisë, Vuk Jeremiq e Ilir Meta janë pajtuar mbrëmë në Beograd se përkundër faktit që midis dy vendeve ekziston mospajtim i thellë lidhur me çështjen e statusit të Kosovës, kjo nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunimin e dy vendeve në fushat tjera.

Pas bisedimeve të mbrëmshme me shefin e diplomacisë shqiptare, ministri serb Jeremiq u tha gazetarëve se “ekziston dallimi i madh në qëndrimet rreth çështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës që nuk janë zvogëluar as me bisedimet tona të sotme, por jemi marrë vesh që këtë dallim ta izolojmë që të mos i ngarkojmë marrëdhëniet tona në fushat tjera”.

Ministri Meta tha se Qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë “kanë qëndrime të ndryshme rreth çështjes së Kosovës, por pajtohemi me atë se e ardhmja e gjithë rajonit pa përjashtim është në Bashkimin Evropian”.

Duke e vlerësuar vizitën e Metës në Serbi si “historike” Jeremiq tha se Beogradi e Tirana kanë vizion të përbashkët të së ardhmes –anëtarësimin e mbarë rajonit në Bashkimin Evropian (BE). “Paqja dhe stabiliteti në rajon do të varen shumë nga marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve dhe është me rëndësi kritike që ato marrëdhënie në të ardhmen të jenë më të mirë se ç’ka qenë rasti në të kaluarën” tha Jeremiq.

Ministri Meta vlerësoj se me këtë vizitë po nis “një epokë” e re në marrëdhëniet midis dy vendeve të cilat do të bëhen “gurthemel i paqes dhe i stabilitetit në rajon. Është koha e duhur për soliaditet të ri, partneritet dhe energji të re të vendeve të rajonit për hir të integrimeve evropiane” theksoi Meta. Ai shtoi se Qeveritë e Serbisë e Shqipërisë duhet të luajnë rolin e vet në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve në rajon, me çka u pajtua edhe ministri Jeremiq duke thënë se këta dy popuj “nuk kanë shtëpi tjetër” pos kësaj në rajon.

Dy ministrat janë pajtuar se edhe pakicat kombëtare, ajo shqiptare në Serbi dhe serbe në Shqipëri duhet ti gëzojnë të drejtat më të mëdha të mundshme dhe të paraqesin lidhjen midis dy shteteve.

Serbia ka ndërmend që ne Luginën e Preshevës te bëjë prosperitete dhe pozita e pakicës kombëtare në Serbi është me rëndësi të madhe për Beogradin, tha Jeremiq duke shtuar se për Serbinë është e rëndësishme edhe pozita e pakicës serbe në Shqipëri. “Shpresoj se serbët në Shqipëri do të kenë të drejta të njëjta si shqiptarët në Serbi”, tha Jeremiq duke shfaqur gatishmërinë e autoriteteve të Beogradit që pakicës kombëtare shqiptare në Serbi tu sigurojnë shkallë më të lartë të mundshme të drejtave minoritare.
Ministri Meta i përshëndeti “përpjekjet e autoriteteve serbe për ta përmirësuar jetën e njerëzve” në jug të Serbisë dhe shtoi se Tirana çështjen e pakicave kombëtare do ta zgjidh pas zbatimit të regjistrimti, që do të bëhet në “mënyrë transparente, në harmoni me standardet më të larta evropiane”.

Meta, gjatë vizitës së djeshme në Beograd është takuar edhe me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, nënkryeministrin për integrime evropiane Bozhidar Gjeliq dhe me ministrin e Policisë, Ivica Daçiq. Me këtë rast janë nënshkruar disa marrëveshje, midis të cilave Marrëveshja mbi bashkëpunimin e dy Ministrive të Jashtme dhe Marrëveshja mbi luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Nënkryeministri i Shqipërisë sot do të qëndrojë në Luginën e Preshevës ku do të bisedojë me përfaqësuesit politik të shqiptarëve.Vizita e Ilir Metës në Serbi është kontakti i parë dypalësh ndërmjet Tiranës e Beogradit gjatë pesë viteve të fundit. Beogradi i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tiranën në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, dhe ato janë ripërtëritur në janar të vitit 2001./rtk/

Publikuar: 12.03.2010 | 17:37
Lexuar: 466 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime