Nxënësit e shkollës së mesme patën mundësi t'i parashtrojnë pyetje ambasadorit Valero dhe ministrit Spasenoski lidhur me Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit të Maqedonisë dhe përfitimet nga kjo
Projekti i Sekretariatit për çështje evropiane pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë "Mësojmë për BE-në" pas një javë përsëri u mbajt në Tetovë.
Pas vizitës dhe ligjeratave të javës së kaluar në këtë temë të ambasadorit të Britanisë së Madhe Endrju Ki dhe ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në Shkollën e mesme shtetërore Todor Skallovski Tetoec, sot para nxënësve të shkollës së mesme ekonomike "8 Shtatori" mbajtën fjalim ambasadori francez Bernar Valero dhe ministri i i Bujqësisë, Aco Spasenoski.
Nxënësit e shkollës së mesme patën mundësi t'i parashtrojnë pyetje ambasadorit Valero dhe ministrit Spasenoski lidhur me Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit të Maqedonisë dhe përfitimet nga kjo. Për drejtorin e shkollës Latif Ismaili ligjerimi i sotëm ka rëndsi të madhe për nxënësit.