E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qyteti i Shkupi ka marë obligim që të financojë një numër të madh projektesh infrastrukturore në Komunë e Sarajit ndërsa do të ndihmojë edhe në ndërtimin e urës së re që lidh vendbanimet e Sarajit me Kryeqendrën.
Urė e re nė Saraj












Kryetari i Qytetit te Shkupit Koce Trajanovski së bashku me drejtorët e ndërmarjeve publike që veprojnë në kuadër të Qytetit të Shkupit kanë vizituar Komunën e Sarajit, me çrast me kryetrain e kësaj komune Blerim Bexheti, kanë debatuar për problemet dhe hallet që i tangojnë banorët e kësaj komune.

Qyteti i Shkupi ka marë obligim që të financojë një numër të madh projektesh infrastrukturore në Komunë e Sarajit ndërsa do të ndihmojë edhe në ndërtimin e urës së re që lidh vendbanimet e Sarajit me Kryeqendrën.

Kryetrai i komunës Blerim Bexheti pas përfundimit të këtij takimi ka deklaruar se gjatë këtij viti do të fillojën punimet për ndërtimin e Urës së Re dhe se qyeteti i Shkupit nga buxheti i saj ka nadrë rreth 30 milion denarë, ndërsa Ministria e Transportit ka ndarë rreth 1 milion euro për ndërtimin e urës së re.

Trajanovski dhe Bexheti kanë biseduar edhe për ndriçimin e rrugës Saraj –Matkë, ndërsa Qyteti i Shkupit ka premtuar edhe financimin e projekteve për revitalizimin e Qendrës Rekreativo-sportive në Saraj. Kreu i Sarajit ka kërkuar nga drejtuesit e ndërmarjeve publike që të punojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në këtë takim është biseduar edhe për problemet të kanë banorët e fshatarave Rashçe, Bojanë, Kopanicë, Bukoviç, Llaskarcë, Arnaqi dhe Krushopek me rrjetin e ujsjellësit, me çrast është kërkuar nga kjo ndërmarje që të intervenojë urgjentisht në përmirësimin e shërbimeve dhe ritjen e kapacitetit të ujit të pijshëm për këto vendbanime.

Në këtë takim gjithashtu është biseduar edhe për iniciativën për ndërtimin e shkollës së mesme në Komunën e Saraji.





Publikuar: 12.03.2010 | 21:34
Lexuar: 858 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime