Bankat e fundit që faliemntuan në fillim janë "Park Avenju Benk", "Old Sauthern Benk" dhe "Stejtuajd Benk", për të cilat Agjencia federale për sigurim të investimeve (FDIC) megjithatë arriti të gjejë blerës.
Javën e kaluar në SHBA falimentuan edhe tre banka të vogla, me çka numri i kompanive bankare të faliemntuara në vend, prej fillimit të vitit u rrit në 30.
Bankat e fundit që faliemntuan në fillim janë "Park Avenju Benk", "Old Sauthern Benk" dhe "Stejtuajd Benk", për të cilat Agjencia federale për sigurim të investimeve (FDIC) megjithatë arriti të gjejë blerës.
Në mesin e këtyre tre bankave, më e madhja është "Park Avenju Benk", e cila ka katër filiale dhe aktivë në vlerë prej rreth 520 milionë dollarëve.
FDIC, e cila ka për detyrë t'i dëmshpërblejë klientët e bankave të falimentuara, kohë më parë kumtoi se pret që këtë vit të ketë numër rekord të bankrotimeve në sektorin bankar në SHBA.
Vjet në SHBA bankrotuan 140 banka, në vitin 2008 - 25, ndërsa një vit më parë vetëm tre.
FDIC vlerëson se për shkak të bankrotimeve të bankave në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2013, në emër të dëmshpërblimeve të klientëve bankarë do të duhet të paguajë rreth 100 miliardë ollarë.
Sipas vlerësimeve të Agjencisë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar kalendarik në SHBA ka pasur 702 banka të cilat po përballen me probleme financiare, që është për 27 për qind më shumë në krahasim me tremujorin e kaluar.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, bankat amerikane gjithsejt realizuan profit prej 914 milionë dollarëve, për dallim nga tremujori i njëjtë në vitin 2008, kur sektori bankar në SHBA shënoi humbje prej 37,8 miliardë dollarëve.
Gjatë tërë vitit 2009, bankat në SHBA përfituan 12,5 miliardë dollarë, që është pothuajse trefish më tepër në krahasim me vitin e kaluar, kur realizuan përfitim prej 4,5 miliardë dollarëve.