Mësuesit në emigracion po organizohen jo vetëm duke ngritur klasa të mësimit të gjuhës shqipe por dhe për ngritjen e tyre arsimore e profesionale nëpërmjet seminareve të ndryshme që po organizohen brenda dhe jashtë vendit ku ata punojnë dhe rrojnë si emigrante .
Kushdo nga shqiptaret si ata brenda vendit ashtu dhe ata jashtë territorit shqiptar kudo që ndodhen në emigracion e dine sa e rëndësishme është gjuha amtare për një komb.
Fëmijët e emigranteve ne Greqi po u jepet mundësia e mësimit të gjuhës amtare falas në saje të iniciativës dhe punës shembullore të mësuesve në emigracion të cilët me vullnetin dhe dëshirën e tyre kanë hapur klasa të mësimit të gjuhës shqipe falas.
Mësuesit në emigracion po organizohen jo vetëm duke ngritur klasa të mësimit të gjuhës shqipe por dhe për ngritjen e tyre arsimore e profesionale nëpërmjet seminareve të ndryshme që po organizohen brenda dhe jashtë vendit ku ata punojnë dhe rrojnë si emigrante .
Klasa te mësimit të gjuhës amtare janë hapur ne Athine, ne Selanik, Volo, Korinth e në shumë vende të tjera të Greqisë . Duke mësuar gjuhën amtare fëmijëve të emigranteve ngrihen ura miqësie midis dy popujve dhe vendeve fqinje si dhe përgatiten kushtet për integrimin e tyre ne shoqërinë vendase.
/Teuta Sadiku/