E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Së pari nëse posedohen dokumente valide se sa është paguar makina, merret vlera e makinës sipas dokumentit për pagesë, nëse dokumentet e tilla nuk ekzistojnë atëherë përdoret katalogu i kompanisë Shvake”, tha Vanço Kargov, drejtor i Drejtorisë së Doganave
Filloi zyrtarisht importimi i makinave me akciza dhe dogana tė zvogėluara







Mbi 1400 makina në terminalet doganore të vendit po presin doganimin, i cili në fakt do të filloj prej të hënës. Për shkak të interesimit të madh për importin e makinave doganierët gjatë javëve të ardhshme do të punojnë edhe gjatë fundjavave.

“Parashikimet tona janë se me regjistrimin e makinave që tashmë janë në përdorim në Maqedoni dhe me importin plotësues të makinave mund të supozojmë se kjo shumë e mjeteve që do të hyjnë në buxhet do të sillet midis 10-20 milion euro për një vit”, deklaroi Zoran Stavreski, ministër i Financave. Sipas drejtorit të Doganës Vanço Kargov çmimin e makinave doganierët nuk do ta vlerësojnë drejtpërsëdrejti sipas katalogut të kompanisë gjermane Shvake.

“Katalogu aplikohet vetëm në rast se dokumentet për vlerën nuk mund të pranohen, pra ky është i planit të dytë.

Së pari nëse posedohen dokumente valide se sa është paguar makina, merret vlera e makinës sipas dokumentit për pagesë, nëse dokumentet e tilla nuk ekzistojnë atëherë përdoret katalogu i kompanisë Shvake”, tha Vanço Kargov, drejtor i Drejtorisë së Doganave.

Qytetarët për t’i sjellë makinat në vend prej sot do të duhet të paguajnë akcizën përkatëse, TVSH-në, doganën prej 1%, për makinat që janë nga BE-ja, ose 5% të vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit.

Pastaj pasojnë edhe shpenzimet për magazinimin doganor që arrijnë 1200 MKD për 30 ditë, si dhe prej 1500-2000 për kontrollin doganor. Megjithatë doganierët thonë se të gjitha këto procedura blerësit e makinave nëse i posedojnë të gjitha dokumentet mund ti përfundojnë për dy ditë. Ministri Stavreski, sërish iu bëri thirrje pronarëve të makinave me targa të huaja regjistrimi që ti regjistrojnë sërish në vend në vend, deri në mbarim të shtatorit/alsat-m/

Publikuar: 14.03.2010 | 15:14
Lexuar: 643 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime