E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetëm për një javë, me kërkesë të korporatës ,,ECOLOG” Këshilli i Gjykatës së Apelit në Hamburg (treanëtarësh) unanimisht solli vendimin e plotfuqishëm për të ndalua gazetarin dhe Agjencionin e tij (NDR) jo të paragjykojë fajësinë, por edhe të përmend kompaninë Ecolog në çfarëdo konteksti. Sot ,,ECOLOG” lutet nga autoritetet atje që të mos kërkojë dëmshpërblime të larta!
,,ECOLOG” nė analogjinė ,,Hanibal Ante Portas” pėr gazetarin gjerman!






























Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti

Nuk duhet të jesh njohës i thellë i historisë së vjetër për të deshifrua sinonimin e fjalisë romake ,,Hanibal Ante Portas”-që përdoret sa herë që duhet të paralajmërohet një frikë për ardhje të një rreziku të madh! Perandori luftarak Hanibal që në kohën e perandorisë romake ishte një armik i tmerrshëm që shfaqej përpara portave të Romës me më shumë efekt psikologjik nga frika se sa nga paraqitja e vet Hanibalit.

Sadoqë kjo simetri krahasimore mund të duket e ekzagjeruar tendenca mbetet shume realiste duke patur parasysh trendin e rritjes së korporatës shumkombëshe ,,ECOLOG” me seli në Dusseldorf të Gjermanisë, por me shumë degë të sajë (entitete formale të biznesit) në pikat strategjike të biznesit planetar. Kjo korporatë sot ka gjithsej 2.410 të punësuar nga 25 kombe (dhe shtete) të ndryshme të botës. Rritja e biznesit të saj si në parametra të pjesëmarrjes në tregun e shërbimeve logjistike për forcat ushtarake dhe aq më tepër në parametrat material dhe financiar përgjatë vitit 2009 sigurisht që do të shqetësojë shpirtrat e konkurrencës dhe bile do të motivojë spiunazhin industrial.

Në vitin më kritik në aspektin ekonomik pas pesë dekadave kur të gjitha shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe ato tejoqeanike shënuan nivelin më negativ të ekonomive të tyre nacionale që nga kriza e madhe ekonomike (1929-33) si dhe në vitin që do të shënohet në analet e historisë ekonomike për shembjen e perandorive më të fuqishme financiare dhe prodhuese në botë si dhe të sfidave ekonomike të magnatëve si Lehman Brothers, ING, GM,...etj, kjo korporatë shënoi rritje mbi 40% të biznesit të saj në tregun më konkurrent të Evropës Perëndimore-atë të Gjermanisë! Për herë të parë në fillim të majit 2009 kjo korporatë fitoi tenderin më të fuqishëm në sektorin e shërbimeve të forcave të ushtrive nacionale dhe të NATO-së në Gjermani-pra për herë të parë një aktivitet ekonomik të këtyre përmasave jashtë zonave të luftës. Kjo si duket ishte kulmi i shqetësimit të konkurrencës. Që atëherë, edhe për pronarët e korporatës ishte e qartë se konkurrenca nuk do të rrijë e qetë ndaj gjithë kësaj tendence rritëse të Ecologut.

Megjithatë pak kush mund të priste në vendin më të sigurt të botës, në vendin me institucione më të qëndrueshme të ekonomisë funksionale, siç është Gjermania, të lejohet që në emër të ,,lirisë së medias” të sulmohet reputacioni i një korporate legale dhe bile të lejohet edhe ,,prezumcioni i së drejtës”. Por, ja që kjo ndodhi dhe mbetet si rast për studim të institucioneve gjermane-por si duket kjo do të ndodhë kur t’u arrijë ,,fatura për dëmshpërblim” që është në proces e sipër.
Z.Kristoph Heinzle-gazetar i NDR (Nord Deutshe Rundfunk)-një entitet radio-difuziv publiko-privat, pothuaj më i fuqishmi dhe më kredibël në krahinën (shtetin) e Westfalisë Veriore ,,qëndisi” tregimin e tij për kompromitimin e Familjes Destani (asnjëherë nuk përmendi Ecologun!), me qëllim që të dëmtojë kredibilitetin dhe aftësitë konkurruese të Ecologut. Pak kush beson se Z.Kristoph ka bërë këtë për ideale të gazetarisë investiguese.
Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti

Atij fatkeqësisht i shkoi për shtati edhe imazhi i shqiptarëve në Perëndim-jo gjithmonë me fajin tonë. Sa herë që edhe rastësisht ngatërrohet një familje Destani nga p.sh.Tërnovci, Araçina, Gërçeci apo Malësia e Tetovës dihet në çka do të aludohet! Pse a për herë të parë ballafaqohemi me paradokset e shpalljes së ,,lajmeve sipas peshës së krimit”- bile edhe në gazetat perëndimore kur një shqiptarë detektohet me 10 gr. heroin do të gjendet në faqet e para, kurse një gjerman, francez apo kushdoqoftë tjetër me 5 kg. do të jetë diku në margjinat e faqeve të fundit të po të njëjtit shtyp.

Pa keqëkuptim, nuk mendoj të amnistojmë fajësinë eventuale për këto fenomene-përkundrazi ne duhet të punojmë shumë që të ndryshojmë këtë imazh. Gazetari në fjalë, edhe përkundër të gjitha ofertave transparente për të investiguar dyshimet e prejudikuara dhe ngatërresat në ,,qëndisjen e tregimit të tij” si duket ka pasur mision të paracaktuar dhe futet ne aventurat kalkulante të konkurrencës. Spiunazhi industrial është ,,biznes profitabil” dhe për pasojë, si çdo biznes tjetër me profitabilitet të lartë, shoqërohet edhe me risk të lart - në këtë rast dëmshpërblimi do të jetë shumë herë më i lartë se vetë kostoja e reputacionit të lëkundur.

Një përpjekje e ngjashme ka qenë përgjatë vitit 2007 kur Gjykata e Apelit në Koln ndalon të drejtën e akuzave se gjoja Ecolog merr punë nga ,,Bundesveri” (ushtria) gjerman pa tender! Dy aspekte qenësore për të gjykuar paradoksin e nevojës që familja Ecolog të merret me kriminalitet të organizuar: Së pari kontratat e biznesit të korporatës Ecolog janë me ushtritë nacionale të vendeve më të fuqishme të Europës Perëndimore dhe ShBA-ve si dhe me NATO-n, si organizatë më kredibile për sigurinë globale. Nëse edhe këto institucione do të ishin të dyshimta në punëdhënie publike, atëherë çka mbetet tjetër për kredibilitet institucional. Çdo biznes tjetër me punëdhënësit publik (paguajnë faturat nga paratë e taksapaguesve) do të ishte më pak i besueshëm se me ushtritë nacionale. Së dyti, marzhat e fitimit dhe vëllimi i kontratave në ,,ligjin e shifrave të mëdha” janë relativisht të larta si dhe trendi me intensitet gjithnjë rritës i biznesit - atëherë ku mbetet logjika që krahas kësaj pozite të ëndërrohet për ,,kriminalitet ekonomik”.

Vetëm për një javë, me kërkesë të korporatës ,,ECOLOG,, Këshilli i Gjykatës së Apelit në Hamburg (treanëtarësh) unanimisht solli vendimin e plotfuqishëm për të ndalua gazetarin dhe Agjencionin e tij (NDR) jo të paragjykojë fajësinë, por edhe të përmend kompaninë Ecolog në çfarëdo konteksti. Për çdo fjali deri atë ditë, me të cilën është lëkundur reputacioni i biznesit të kompanisë do të paguhet dëmshpërblim sipas procesit të veçantë gjyqësor. Sot ,,ECOLOG” lutet nga autoritetet atje që të mos kërkojë dëmshpërblime të larta!

Kjo ishte një pjesë e tregimit në Gjermani! Ajo çka më motivoi të shtjellojë këtë është diçka tjetër. Një fenomen i pakuptueshëm i energjisë negative vendore (fatkeqësisht edhe shqiptare) kur janë në pyetje këto shpifje. Jo vetëm shumë media maqedonase (p.sh. si gjithmonë TV ,,Siteli” kujdestar i ,,lajmeve” antishqiptare), por befasisht edhe shumë ,,gossip” (shpifje) në kafiteritë shqiptare! Ku buron kjo energji ndaj një kompanie që është sinonim i shpëtimit socio-ekonomik të Pollogut? Me këtë duhet të merren edhe sociopsikologët, sepse logjika e biznesit se shpjegon këtë! Personalisht kuptoj indinjatën e të gjithë atyre që ,,s’kanë mundur deri më sot të arrijnë kalaveshin e rrushit” dhe për pasojë do të ngushëllohen se ,,rrushi është i tharët”.

Njëherit kuptoj edhe të gjitha ,,padrejtësitë” dhe pamundësitë që të angazhohen të gjithë që kërkojnë punë në ,,ECOLOG”, por kjo nuk do të thotë se ,,nesër s’do të mundet” edhe për ata të ketë përfitim. Njerëzit tanë i shohin përfitimet primare pa llogaritur ato sekondare-sa firma tjera punojnë për Ecologun, sa shtëpi ndërtohen dhe banesa blihen, sa dasma bëhen dhe shkollime për fëmijët, sa përfitime ka komuna dhe shteti nga tatimet e këtyre konsumeve, sa donacione, bamirësi dhe filantropi ka bërë familja Destani,...etj.
Ja vetëm disa fakte. Rreth 600 punëtorë nga Pollogu, prej te cilëve 216 me shkollim universitar, 10 master dhe 1 doktor shkencash. Vetëm në Tetovë aktualisht punojnë 105 punëtorë, prej të cilëve rreth 80% me arsim universitar.

Sa perspektiva të reja për kuadrot tona që sot ndajnë eksperiencat me menaxhment të lart ndërkombëtar-bile me kulturë të menaxhmentit gjerman. Llogaritni vetëm përfitimet direkte-sa të ardhura mujore transferohen çdo muaj në Tetovë, për të mos llogaritur efektet e multiplikatorit zinxhiror në ekonominë vendore. Populli thotë ,,Ku flasin shifrat edhe engjëjt heshtin”, por kjo s’vlen, së paku për shumicën e banorëve të Pollogut, mbase kemi kritere të veçanta të gjykimit! Vetëm të imagjinojmë sikur të kishim sot edhe një ,,ECOLOG” në rajonin e Karadakut - nëse jo tjetër nuk do të promovoheshim si ,,delja e zezë” në qendër të Evropës! Imagjinoni sa i kemi shqetësuar gazetarët maqedonas (lexo bile ,,Kapitalin” nr. 451 dt. 11 mars 2010), pse e kemi prish imazhin e Maqedonisë në Bruksel! Këta janë ai sojë që harrojnë invazionin e mbi 100.000 maqedonasve në Bullgari për t’u shitur si ,,bullgar” për një vizë udhëtimi në Evropë, por kjo s’prish pune qoftë edhe ish kryeministri i vendit kur ta bëjë këtë, kurse shqiptarët s’guxojnë! A nuk na mjaftojnë gjithë këta kundërshtar real që të luajmë edhe ne ,,avokatin e djallit”- shpesh bile edhe ata që ,,e kanë ngrënë” dhe aktualisht ,,e hanë rrushin e Ecologut”! Lëre se ngadalë mësojmë, por edhe shpejt harrojmë!

(Autori është këshilltar i jashtëm i korporatës ,,ECOLOG”-Dusseldorf)


Publikuar: 15.03.2010 | 16:13
Lexuar: 1647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Astrit.abdullahu (15/03/2010 19:00:52) S;do mend se televizorat maqedonas edhe nje njeri me pa se pij limunad ata thuan se pinte drogė.Po sa i perket kesa kompanije ket e njofin i madhė e i vogel per humanitetin e madhė nderkomtar dhe ma gjerė,po sidoqoftė ketė shpifje siē e ceken profesori e vertetoi gjygji dhe tani medjat maqedonase do thonė diēka tjeter se kjo kompani eshte nje mulli shumė i madhe ku hanė buk krejte shqiptaret po nuk don mend se ka edhe prej atyre shqiptarve te cilet pa pikė turpi flasin se jo keshtu jo ashtu ne e kemi ditur se keshtu dote ndodhė e ku ta dij une ēka tjeter por edhe nje her po ju garantoj se jemi kompanija ma e fort deri me tani.
Sabri Devolli (16/03/2010 02:55:12) Un kam disa informata te mrendshme te NDR, se Kristoph Heinzle e kan larguar nga puna dhe u ka hi dridhja se nga nji psihopat i shitur si Kristoph Heinzle do te i kushtoj shtrejt dami qe pregatit ECOLOG,u ndaj NDR,vetem nga amerika (USA)avokatet e ecolog,ut do e akuzojn NDR,deri me 500.000.000.(pesqind milion) Dollar.a edhe mediomet Maqedonase nuk da ken leht.
Emira Voka, (16/03/2010 03:08:13) Te Lumt Profesor Dr.Abdulmenaf Bexheti per ket shkrim jashtzakonisht te qart dhe me dimenzione te verteta.Mjaft mė me perbuzje shqiptaret,nga kuj ti mteket sod kemi dhe dijm ta mbrojm vetveten,
Ju pershendetim Juve Prof.Dr.A.Bexheti si dhe familjen Destani.
nji grup studenetsh

nga Tetova
B.S (24/03/2010 02:55:59) Krejt ne rregull Mr. Bexheti.
Shpresoj se jeni mire dhe puna ju shkon mbare.
Vetem disa korrigjime, ne Tetove punojne:
113 punetore,
78.76 % nga gjithė punėtorėt kanė Arsim Sipėror,
si dhe 2 Doktora Shkence ( duke ju pėrfshirė edhe juve).
amir (02/05/2010 23:42:44) grupi i puntorve qe punojm ne afganistan pershendesim vendimin e gjyqyt te apelit te hamburgut qe mori vendimin e duhur ndaj shpifjeve te gazetarit christoph heinzle.si dhe pershendesim edhe shkrimin e profesor dr Abdylmenaf Bexhetit qe shum mir e cekte per shpifjen e disave mediave maqedone se compania ECOLOG dhe shqiptaret jan bartes te krimit.ne gjithashtu kemi pasur edhe nji reagim qe ja kemi derguar gazetes se perditshme"koha ditore"ne maqedoni,ne lidhje me rastin ne fjale.
me respekt puntoret e ecologut ne kandahar (afganistan)amir sulejmani,shaban pajaziti.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime