Konferenca, nën patronatin e OBD-së sivjet mbahet në Ohër, që, siç theksoi Drejtoria doganore e Maqedonisë, paraqet edhe një mirënjohje për zhvillimin në punën e doganave në vend dhe bashkëpunimit intensiv me OBD-në dhe shtetet e saj fqinje.
Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë sot dhe nesër do të jetë nikoqire dhe organizatore e takimit më të lartë vjetor të drejtorëve të Drejtorive doganore nga rajoni evropian në kuadër të Organizatës botërore për dogana (OBD).
Konferenca, nën patronatin e OBD-së sivjet mbahet në Ohër, që, siç theksoi Drejtoria doganore e Maqedonisë, paraqet edhe një mirënjohje për zhvillimin në punën e doganave në vend dhe bashkëpunimit intensiv me OBD-në dhe shtetet e saj fqinje.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, konferencën do ta hap zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavreski, ndërsa fjalime përshëndetëse do të mbajnë edhe drejtori i Drejtorisë doganore të Maqedonisë, Vanço Kargov dhe nënkryetari i rajonit evropian të OBD-së, Alen Belo.
Në konferencë pritet të marrin pjesë drejtorë të Drejtorive doganore të 52 vendeve nga Evropa dhe Azia, sekretari i përgjithshëm i OBD-së - Kunio Mikuria, përfaqësues të lartë të Komisionit evropian dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në konferencë do të diskutohet për temat aktuale lidhur me zhvillimin e Doganës në shek.21 dhe aktivitetet e OBD-së në drejtim të ballafaqimit me sfidat para shërbimeve doganore të Rajonit të Evropës.
Organizata botërore e doganave, e themeluar në vitin 1952 si Këshill i bashkëpunimit doganor, është trup i pavarur ndërqeveritar misioni i së cilës është përforcimi i efikasitetit të drejtorive doganore.
Në OBD anëtare janë 172 drejtori doganore të cilat së bashku mbulojnë rreth 98 për qind të këmbimit të përgjithshëm tregtar. Si qendër tregtare e ekspertizës doganore, OBD është organizata e vetme ndërkombëtare kompetente për çështjet evropiane.
Rajonin evropian e përbëjnë 52 shërbime doganore, ndërsa konferencat e këtilla të cilat mbahen çdo vit nga themelimi i OBD-së, paraqesin forum më të lartë për vendosjen e drejtorëve të rajonit, para Këshillit vjetor të Organizatës botërore të doganës.