E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të këtij procesi, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili mori pjesë dy ditë më parë në takimin e 47 ministrave të Arsimit në Vjenë, ka kërkuar dhe ka lobuar fort për liberalizimin e vizave për studentët shqiptarë e për të gjithë shqiptarët.
Shqipėria dhe Belgjika marrin presidencėn e radhės pėr Procesin e Bolonjės








Shqipëria dhe Belgjika marrin presidencën e radhës për Procesin e Bolonjës në muajin shtator, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në kuadër të këtij procesi, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili mori pjesë dy ditë më parë në takimin e 47 ministrave të Arsimit në Vjenë, ka kërkuar dhe ka lobuar fort për liberalizimin e vizave për studentët shqiptarë e për të gjithë shqiptarët.

Ai ka kërkuar edhe aderimin e Kosovës dhe të vendeve të tjera aspirante në Procesin e Bolonjës.

Si rrjedhojë e Procesit të Bolonjës, arsimi parauniversitar dhe ai i lartë në Shqipëri në këto vite i është nënshtruar reformave të thella.

Rezultatet e saj konsistojnë sot në rritjen e ndjeshme të numrit të studentëve, zgjerimin e arsimit privat cilësor, funksionimin e strategjive afatgjata për rritjen e investimit total, publik dhe privat, kërkimin shkencor, teknologjisë e inovacionit sipas standardeve europiane.

MASH vlerëson se Shqipëria ka bërë përpjekje serioze dhe sistematike për reformimin e kurrikulës dhe strukturës së studimeve të Arsimit të Lartë në përputhje më parimet e Procesit të Bolonjës dhe Universitetet shqiptare kanë një bashkëpunim intensiv me rajonin e më gjërë, në kuadër të programeve të BE.

Kualifikimi i studentëve zhvillohet kryesisht në kuadër të programit TEMPUS dhe Erasmus Mundus, por ai është i pamjaftueshëm, pasi regjimi i vizave është një pengesë, nganjëherë serioze, jo vetëm për ta por edhe për pedagogët. Ky është një argument më shumë për liberalizimin e vizave, aq më tepër që Shqipëria ka bërë një progres evident në përmbushjen e kritereve të kërkuara.

Procesi i Bolonjës ka nisur 10 vjet më parë. Shqipëria ka aderuar në këtë proces në vitin 2003

Publikuar: 15.03.2010 | 17:29
Lexuar: 702 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime