Kemi operuar mbi 150 fëmijë deri tani, me çka rezultatet janë të shkëlqyera, që do të thotë nuk kemi pasur asnjë komplikim më serioz, i cili do të linte ndonjë pasojë më të rëndë. Këtë projekt jemi duke bërë nga viti 2003. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me profesor Shante nga Frankfurti, i cili është njëri ndër kardiologët për fëmijë më të mirë në botë dhe miku im i mirë.
Flet akademik Dr. Zhan Mitrev, kirurg kardiovaskular
Ne jemi të vetmit në gjithë rajonin që shumë operime i bëjmë tekstualisht, si të them pa gjak, me përdorimin e mjeteve ndihmëse katetera dhe të ngjajshme. Pra 80-85 % nga të gjitha operimet që deri tani janë bërë në mënyrën klasike me prerjen e lëkurës, tani arrijmë ti bëjmë me katetera speciale dhe mjeteve ndihmëse. Kemi operuar mbi 150 fëmijë deri tani, me çka rezultatet janë të shkëlqyera, që do të thotë nuk kemi pasur asnjë komplikim më serioz, i cili do të linte ndonjë pasojë më të rëndë. Këtë projekt jemi duke bërë nga viti 2003. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me profesor Shante nga Frankfurti, i cili është njëri ndër kardiologët për fëmijë më të mirë në botë dhe miku im i mirë. Nën mbikqyrjen e tij, këtu bëhen të gjitha intervenimet, nënvizon akademik Dr. Zhan Mitrev
Intervistoi:
Shaban Sinani
Kohën e fundit ju i ndërpretë operacionet, për shkak të mungesës së fondeve në Fondin për Sigurim Shëndetësor. A ka filluar të zgjidhet ky problem?
Dr.Zhan Mitrev: Po, kjo do të ishte, si një shpërblim për punën e suksesshme 10 vjeçare. Ne filluam thjeshtë, para vitit 2000, me 20 të punësuar dhe Filipi i Dytë është spitali i parë privat në Maqedoni. Prej atëherë e këndej në kontinuitet rritemi dhe rrisim kapacitetin e personelin, por edhe volumin e operacioneve. Gjatë vitit të kaluar kemi realizuar 1800 operacione të zemrës dhe të enëve të mëdha të gjakut, si dhe 300 operacione abdominale dhe të atyre ortopedike e disa operacione më të mëdha. Me këtë numër ne kemi arritur dhe jemi njëra ndër Qendrat më të mëdha në Ballkan dhe më gjerë. Dmth kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme, maksimalisht e zvogëluam vdekshmërinë më pak se 1 përqind.
Nga ana tjetër mendoja se më në fund do të na lënë të qetë disa njerëz
Në kontinuitet jemi në interes, por si thonë pleqtë rreth kalit të mirë ngrihet pluhur. Kështu që ndoshta për këtë nuk na lënë të qetë. U bë një problem, por unë kur nuk u ndala që të operoj, por u bë problem mbasi ne jemi sistem i gjerë, kemi mbi 210 të punësuar, bëjmë 8, 10 apo 12 operacione në ditë, kjo do të thotë se ka harxhime të mëdha të materialeve, ilaçeve etj.
Në anën tjetër, të gjitha ato materiale dhe ilaçe i blejmë jashtë, të cilat së pari duhet paguar dhe më pas presim një, apo dy muaj deri sa ti pranojmë ato mjete. Kjo do të thotë, se nëse neve dikush na vonohet 2 muaj, automatikisht do të thotë se ne vonohemi 4 muaj, meqë ne paraprakisht duhet të bëjmë pagesën që të marrim materialet harxhuese. Kjo për ne është shumë e madhe, janë mjete të mëdha që harxhohen. Unë vetëm njoftova opinionin se me dhjetëra herë kemi reaguar dhe atë me shkrim deri te Fondi, por ata nuk dhanë asnjë përgjigje. Dhe në fund patjetër të sinjalizoja opinion, se nëse vazhdon kështu do të pushojë, pasi nuk kisha materiale harxhuese. Por, siç shihni edhe vetë disa nga mediumet e kualifikuan se dikë e kemi nënçmuar, apo në këtë shtet, nëse e kërkon të drejtën tënde do të thotë dikë e nënçmoni. Gjithashtu, ne nuk kemi pushuar, por në kontinuitet kemi bërë operacione, megjithatë do të zvogëlohet programi vetëm për rastet urgjente. Ditë e para patëm dy operacione, ditën tjetër pesë operacione, më pas shtatë operacione, që do të thotë se nuk kemi pushuar me punën. Megjithatë nuk ishim me programin e rregullt. Shpresojë se edhe kjo çështje do të zgjidhet .
Doktor, shteti është duke harxhuar shuma të mëdha nga buxheti për operacione të fëmijëve jashtë vendit. A keni ju këtu kuadër të mjaftueshëm që ta bëni të njëjtën, nëse merrni leje për operimin e fëmijëve ?
Dr. Zhan Mitrev: Shihni, një leje e tillë nuk ekziston, meqë kardiokirurgjia është kardiokirurgji. Një të tillë ne kemi, ne jemi spital special për kirurgji, kemi leje për lëmi të shumta, njëra është për kardiokirurgji, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët, siç është edhe ortopedia, ku gjithashtu bëjnë pjesë fëmijët. Pra, kualifikim të veçantë vetëm për fëmijë nuk ka. Ne jemi të vetmit në gjithë rajonin, që shumë operime i bëjmë tekstualisht si të them pa gjak, me përdorimin e mjeteve ndihmëse katetera dhe të ngjajshme. Pra 80-85 % nga të gjitha operimet që deri tani janë bërë në mënyrën klasike me prerjen e lëkurës, tani arrijmë ti bëjmë me katetera speciale dhe mjeteve ndihmëse. Kemi operuar mbi 150 fëmijë deri tani, me çka rezultatet janë të shkëlqyera, që do të thotë nuk kemi pasur asnjë komplikim më serioz, i cili do të linte ndonjë pasojë më të rëndë. Këtë projekt jemi duke bërë nga viti 2003. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me profesor Shante nga Frankfurti, i cili është njëri ndër kardiologët për fëmijë më të mirë në botë dhe miku im i mirë. Nën mbikqyrjen e tij, këtu bëhen të gjitha intervenimet.
Në kontinuitet punojmë edhe me anomalitë trashëguese që janë edhe te fëmijët edhe te të rriturit, kemi 230 operacione të tilla. Këtë e bëjmë në kontinuitet dhe këtu nuk ka ndonjë pengesë.
Doktor, mund të na thoni, sa pacientë gjatë vitit ka spitali Filipi i Dytë?
Dr.Zhan Mitrev: Vitin e kaluar patëm 1800 operacione kardiovaskulare, afro 300 ortopedike dhe operacione abdominale. Ndërsa, vitin e kaluar kishim afro 27.000 kontrolle, si rezultat i kontrolleve të ndryshme të zemrës, intervenimeve, streseve, eho kontrollë, kontrollë që janë të domosdoshme. Ne jemi institucion i vetëm që deri tani kemi 64 tomografi kompjuterike, tomografi të larta speciale, ku mund të shihen edhe enët më imta të gjakut dhe mund të bëhet diagnozë shumë precize dhe e shpejtë. Kemi mbi 4500 vizita të tilla gjatë vitit të kaluar.
Filpi i Dytë, si spital me renome punon 10 vite, i cili ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Na thoni, çka është ajo që ju krenoheni dhe cilat janë rezultatet në krahasim me spitalet e ngjashme ?
Dr.Zhan Mitrev: Siç thash edhe më parë, ne jemi njëri ndër spitalet më të mëdha në rajon dhe me rezultatet, që i ceka, shumë pakë spitale në rrafshin botëror janë shumë afër. Ne kemi arritur gjithë këto rezultate me një investim dhe angazhim të madh, falë edhe edukimit të personelit. Në kontinuitet kemi edukator, kryesisht nga Gjermania, të cilët këtu organizojnë, kurse, koncepte të ndryshme edukative dhe të personelit të niveleve të ndryshme dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë arritëm të përmirësojmë cilësinë, dhe edukimin me këtë edhe kënaqësinë e pacientëve. Kemi edhe shërbimin psikologjik, punojnë 3 psikolog, pos punëve tjera në kontinuitet bëjnë anketë me pacientë që ka të bëjë për të gjitha shërbimet tona, duke filluar nga personeli, ushqimi dhe kushte tjera. Kemi një përqindje shumë të madhe, që shprehen të kënaqur me gjithë këto shërbime që i ofrojmë këtu.
A keni ndërmend për zgjerimin e veprimtarisë suaj jashtë Maqedonisë ?
Dr. Zhan Mitrev: Kam pasur edhe kontakte konkrete që të filloj në Kosovë, gjithashtu ka pasur projekte për të filluar në Manastir, ku vërtetë nuk e mbulojmë. Mirëpo, siç duket në Kosovë, ka shumë njerëz të cilët punojnë në Diagnostikë, në drejtim të Kirurgjisë është pak më rënd, pasi në një anë Kosova është shumë afër 70-80, apo 100 km vërtetë nuk janë asgjë, por shpresoj se edhe kufijtë formal nuk do të jenë pengesë për pacientët në të ardhmen. Është shumë rënd të bëhet një spital i mirë, sepse është një punë e madhe dhe duhen shumë investime, personel më i madh dhe që është më vështirë në kushtet tona është seleksionimi i personelit. Unë këtu solla një regjim të fortë dhe normal me rregulla kush mund tu përgjigjeshin këtyre kritereve e kush jo. Shihni këtu, nëse dikush punësohet mendon së është punësuar për tërë jetën, njerëzit nuk janë mësuar të luftojnë, e të dëshmohen dhe për çdo ditë duhet të dëshmohen në vendin e punës që e mbajnë. Nëse dikush nuk i plotëson të gjitha këto kritere vjen dikush tjetër. Ky seleksionim mua më ka sjellë shumë probleme, pasi njerëzit të cilët ishin këtu dhe nuk kanë plotësuar kërkesat, tani sillen si kundërshtar më të mëdhenj duke bërë propaganda të ndryshme.

Me Shqipërinë kemi pasur kontakte të nivelit zyrtar, ku ka një spital që akoma nuk është në funksion në Tiranë dhe sipas njohurive ka disa mjek, të cilët kanë filluar diçka të punojnë, por njerëzit nuk janë të kënaqur, sepse ka pasur probleme. Jemi munduar disa herë që të vijmë deri te ndonjë marrëveshje zyrtare, por akoma nuk kemi arritur. Do të ishte shumë më lehtë për pacientët. Për pacientët e Kosovës dhe Shqipërisë vlejnë kushtet e njëjta, si ato të Maqedonisë. Ata nuk paguajnë asgjë tepër, përkundrazi për shumë pacientë bëjmë lëshime. Këtu asnjë pacientë nuk mund të keqpërdoret, ti merret para, meqë kemi çmimore zyrtare që vlen për të gjithë njësoj. Këtu i pranojmë edhe pacientët më sëmundje më të rënda dhe pacientët me raste urgjent në cilën do kohë. Gjithashtu atë që bëjmë për ata pacientë, që paguajnë operacionin, spitali Filpi i Dytë është garant për jetën e tyre të mëtutjeshme, pasi çdo gjë që ti ndodhë, pastaj çfarëdo komplikimi, kur dihet se natyra e sëmundjes kërkon ata pacientë të shërohen edhe me muaj të tërë. Asnjëherë nga ata pacientë nuk u është kërkuar pagesë shtesë. Ne bëjmë mjekësi të drejtë.
A mendoni se shëndetësisë sonë i duhen ndryshime rrënjësore? Kohëve të fundit po flitet vetëm për ndryshime, por për çdo ditë, nëpër media shohim se kemi një golgotë të vërtetë që po u bëhet pacientëve ?
Dr. Zhan Mitrev: Ashtu është, vetëm flitet dhe asgjë nuk bëhet, si në mjekësi, ashtu edhe në sektorët tjerë të shoqërisë, siç janë privatizuar firma të mëdha, patjetër të bëhet privatizim edhe në shëndetësi. Pra, ky është shpëtim i vetëm i shtetit. Privatizimi do të thotë të marrësh përgjegjësi, të vësh njerëz në atë sistem, të cilët do të përgjigjeshin me emrin e vetë dhe fytyrën e vetë. E jo si deri më tani të gjithë janë përgjegjës, askush nuk është përgjegjës, dhe pikërisht për këtë kemi një situatë katastrofale. Njerëzit thonë mos dhashtë Zoti të ngjajë diçka, ku do të shkosh. Nëse në këtë moment nuk janë spitalet private dhe institucionet private, vërtetë njerëzit ku do të drejtohen, thjeshtë askush nuk do të përkujdesej. Pasi në të ashtuquajturën shëndetësi publike jemi dëshmitarë, se ka pritje të mëdha, por në eho kontroll të shkoni në kardiologji ju duhet të caktoni termin pas gjashtë muajve. Në Perëndim këtë e ka çdo ambulancë, dhe ky kontroll është puna më e rëndomtë, sikur të shkoni te ndokush tju kontrollojë me dëgjuese. Ka një internitet në këtë pikëpamje, ndërsa në anën tjetër harxhohen shuma të mëdha parash që ai sistem edhe më tej të mirëmbahet. Në çfarë niveli është higjiena, në çarë niveli janë shërbimet tjera, katastrofave, por ky sistem edhe më tej përkrahet. Asgjë nuk ndryshon.
Ju keni qenë këshilltar për shëndetësinë i kryeminisrit Gruevski. Cilat ishin sfidat me të cilat ju si këshilltar u ballafaquat?
Dr. Zhan Mitrev: Po, është e vëretë, unë isha para një vit e gjysëm Këshilltar për Shëndetësi i Kryeministrit Gruevski. Unë u mundova ta kryej këtë punë në mënyrë mjaft profesionale, mirëpo nuk shkuan punët ashtu, si e mendoja dhe u largova nga kjo detyrë. Tani nuk kam asnjë ndikim, sidomos në kohën kur filluan ta shpëtojnë shëndetësinë publike, ku po e shoh se kjo po bëhet pa kurrfarë rezultati.
[b]Për në fund na thoni me cilat organizata të huaja shëndetësore bashkëpunoni?
Dr. Zhan Mitrev: Ne bashkëpunojmë me shumë klinika, që janë partnerët tanë. Konkretisht bashkëpunojmë me Berlinin, me Frankfurtin
. Kemi më tepër projekte që i çojmë në këtë moment në aspektin shkencor. Kështu që kam disa projekte shumë serioze, kam patentë të një valvule në Amerikë, që në këtë moment kryhet realizimi i këtij patenti. Kam aktivitete të ngjeshura akademike, si jashtë vendit dhe brenda në vend, organizojmë shumë ligjërata edukative për opinionin më të gjërë. E fundit nëpërmjet të Dhomës së mjekëve patëm ligjërata më të gjëra për temë konkrete, respektivisht për pikën në tru dhe venet në këmbë, ku kishte më tepër se 300 mjekë. Tani me rastin e jubileut patëm, gjithashtu ligjërata në lidhje me kardiologjinë në Maqedoni, ku kishte më tepër se 600 mjekë, që ishte një numër i madh. Pra, ka interesim shumë të madh edhe te njerëzit, por edhe te mjekët që të mësojnë diçka plus. Por, ka edhe në anën tjetër, oponentë të cilët dëshirojnë gjithë këtë ta anashkalojnë dhe ta bëjnë më pakë të rëndësishme.
Kush është dr. Zhan Mitrev?
Akademik Dr Zhan Mitrev, kirurg kardiovaskular, ka lindur në vitin 1961 në Shtip, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Specializimin për Kirurgji e ka të kryer në klinikën Rebro në Zagreb. Gjatë kohës së specializimit ka kryer edhe studimet post-diplomike. Disa vite ka punuar si kardiokirurg në klinikën Universitare Johan Volfgang Gete në Frankfurt. Dy vite ka punuar me doktor Turina në Cyrih. Transplantimin e parë të zemrës e ka bërë në vitin 1997. Në vitin 2000 e ka hapur Qendrën e parë dhe të vetme kardiokirurgjike në Maqedoni. Disa herë është shpërblyer për punën e tij. Ka bërë mbi 10.000 procese operative kardiovaskulare.