Në oborrin e shtëpisë së Prinajve, gjindja ka dalë në oborr. ka fëmijë dhe të rritur që të shohin frikazi si për të ndarë dhimbjen dhe tmerrin që kanë brenda vetes.
Fare pranë kryqëzimit, mes rrugës "Bardhyl" dhe asaj "4 Dëshmorët", operon që prej një viti Qendra "Fluturo për jetën". E ideuar dhe themeluar nga fondacioni "Fëmijët Shqiptarë", kjo qëndër trajton kryesisht fëmijët me autizëm.
Me ambiente të bollshme, me një oborr të madh për aplikimin e lojëra dhe ushtrimeve të ndryshme, me salla profesionale për shërbime specifike, që nga vlerësimi psikologjik e deri tek terapia individuale me fëmijët autikë, qendra i ka treguar dhe po vazhdon t'i tregojë më së miri vlerat e saj dhe garancinë e shërbimit që ofron. E gjithë kjo merr kuptim duke iu referuar asistencës që kërkojnë fëmijët me këtë problem zhvillimi.
"Kjo është një nga sallat ku zhvillohen terapitë," thotë psikologia dhe drejtuesja e qëndrës, Denata Toçe, tek na shoqëron në ambientet e brendshme të saj. "Ndërsa ky është një ambient ku kryhet vlerësimi lokopedist," shpjegon ajo teksa u bë gati për të treguar një ambient tjetër. Ajo ishte një sallë e pajisur me mjete për ushtrime fizike, ndërsa një sallë e katërt me pajisje të cilat shërbenin për terapitë psikomotore të fëmijëve që trajtohen aty.
Të konceptuara me shumë kujdes, sallat kanë të tjera ngjyra, të tjera piktura e vizatime të varura nëpër mure. Madje edhe sallat e llojeve të ndryshme të terapisë, si ajo e terapisë muzikore, ndryshon dukshëm nga salla e terapisë okupacionale.
E kualifikuar në fushën e psikologjisë, znj. Toçe shpjegon ndryshimet mes shërbimeve terapeutike të ndryshme, llojeve të ndryshme të terapisë dhe impaktit që ato kanë tek fëmijët me autizëm.
Një dhomë e vogël, e mbushur me lojëra të gjithfarëshme, është salla e observimit. Aty fëmijët autike lihen të lirë të zgjedhin e luajnë me lojërat që dëshirojnë, ndërkohë që terapisti i specializuar bën vëzhgimin e sjelljes së tyre. Autizmi është një çrregullim prevaziv i zhvillimit që prek ndër fushat më kryesore të spektrit të zhvillimit të fëmijës, andaj specialistët kanë nevojë të përcaktojnë fushat e zhvillimit që ka prekur ky çrregullim, për të përcaktuar më pas programin e trajtimit, duke iu referuar metodave bashkëkohore të trajtimit të këtyre fëmijëve.
"Fëmijët autikë sa vijnë e shtohen në qendër", thotë Toçe, sipas të cilës, numri i fëmijëve që marrin trajtim të përditshëm është 35 dhe i përkasin grupmoshës 2- 6 vjeç.
"Ne kemi vlerësuar dhe po trajtojmë fëmijë nevojat e të cilëve janë prioritare duke iu referuar mbi të gjitha diagnozës së tyre dhe moshës. Ata kanë nevoja prioritare, emergjente për t'i qëndruar pranë", vijon Toçe, duke shtuar se, "për fëmijët e tjerë mbajmë kontakte me prindërit duke i ofruar trajtimin më të përshtatshëm dhe po të ishte nevoja, me trajnimin e edukatoreve apo personave të tjerë të përshtatshëm në këtë fushë. Brenda saj punon një staf profesionistësh si, pedopsikiatër, psikologë, logopedistë e terapistë të specializuar në vende të tilla si, Kanada, SHBA, Francë, Itali, Maltë e Shqipëri.
Autizmi është çrregullimi i një grupi dëmtimesh të zhvillimit funksional të njeriut, të quajtura "çrregullimet e spektrumit të autizmit", e cila prek kryesisht fëmijët në mosha të vogla. Ajo karakterizohet në përgjithësi (në nivele të ndryshme individuale) nga dëmtimi i marrëdhënieve sociale dhe komunikimit verbal e joverbal, nga reduktimi në maksimum i interesave dhe aktiviteteve që zhvillojnë të prekurit prej saj, si dhe përsëritja ritualistike deri në obsesion i një numri shumë të kufizuar aktivitetesh. Në botë, 6 në 1000 fëmijë vuajnë pasojat e këtyre çrregullimeve dhe djemtë janë 4-fish më të prekur se vajzat.
Shkaqet e kësaj sëmundjeje mbeten edhe sot e kësaj dite të paqarta për studiuesit. Autizmi edhe sot është një çrregullim i trajtueshëm, por jo i kurueshëm dhe i shërueshëm, ndaj kërkimet në një pjesë të mirë janë të orientuara drejt metodave më të sukseshme të trajtimit të këtyre fëmijëve
Afër dhe larg zonës së vdekjes
Nga
Flora Nikolla dhe Artan Gjata
(Reportazh i transmetuar në datën 16 mars 2008)
Armand Kurti, shefi i shërbimeve të komunës ka qënë një nga të parët që deri në mbrëmje vonë u ka qëndruar pranë të lënduarve të ditës së vdekjes.
Sy-mjegull, ai tregon se nuk mban mend se sa të plagosurve iu ka dhënë zemër . "Di që kanë qënë shumë", thotë ai teksa na shoqëron për fshatin Palaq, një fshat në kufi me zonën e vdekjes .
"Kanë kaluar shumë njerëz nga pylli i Gërdecit për të mbërritur këtu", thotë Armando. Shumë kanë qënë të terrorrizuar, të tjerë kërkonin të afërmit e tyre. "Ishte një çoroditje pa kufinj", vazhdon ai ndërsa shton se njerëzit nuk dinin se ku kishin të afërmit dhe gjakun e tyre. "Kjo ishte më e tmerrshmja .se përballë këmbënguljes së tyre në kërkim të njerëzve të tyre përgjigjet tona ishin të kota", rrefën Armando teksa ngjisim në këmbë një kodër të butë.
Në oborrin e shtëpisë së Prinajve, gjindja ka dalë në oborr. ka fëmijë dhe të rritur që të shohin frikazi si për të ndarë dhimbjen dhe tmerrin që kanë brenda vetes.
Vjollca, vajza e shtëpisë e martuar ne fshatin Gërdec, ende nuk di ta tregojë qartazi se si ka mbërritur deri me aty. Di vetëm që ndihet mirë që fëmijët i ka gjallë .
"Në fillim mu duk si tërmet . Më pas trupi mu bë vlagë nga tronditja.. Morra fëmijët dhe dola në rrugë të madhe . Ndieja muret e shtëpisë tek rrënohëshin", thotë ajo.
Filimisht rrëfen se ka mbërritur në Maminas. Shihja makina të shkatërruara dhe njerëzit që bërtisnin e vraponin nën tmerr", tregon ajo teksa një lot i rrëshket në faqe.
Në Gërdec ka burrin e saj dhe shtëpinë e shkatërruar. "Im shoq ka shkuar të shohë shtëpinë që sapo e kishim ndërtuar. Por ndoshta desh Zoti të mos e gëzonim", thotë ajo.
Tani qëndrojnë bashkazi si për të harruar atë tragjedi.
I zoti i shtëpisë, Xhaviti së bashku me kushëririn e tij, Muhametin . për disa orë rresht kanë mundur të deportojnë njerëz që mbërrinin nga fshati Gërdec.
Ne atë qetësi olimpi, rrethuar me kodra te buta e herë mbushur me gjelbërim here të djeruara . të dukej si e pabesueshme që pak orë më parë aty kishin qënë të lënduarit e një ditë absurde, mbushur me tragjedi. Kish qenë Xhaviti që kish parë dy djem dhe një vajzë që qanin në oborr të shtëpisë .
Pa një pa dy kish marrë furgonin e tij privat, me atë që bënte tri here në ditë me pasagjerë rrugën Palaq -Tiranë dhe ish nisur drejt të pafajshmëve të një absurdi të dhimbshëm .
Si një ditë më parë edhe sot ai nxorri furgonin .
Ishtë një mesditë e trishtë ., rrugëtimi niste mes një grumbulli shtufi. që do të na shoqëronte gjithë rrugës. Një rrugë mes kodrash . që një ditë më parë Xhavidi e kish bërë shumë herë .
"Nuk mbaj mend", thotë ai sa herë e kam bërë këtë rrugë. Kish fëmijë, shumë gra që kërkonin ndihmë . Gjurmët e gjakut ndodheshin ende në furgonin qe hidhej mes gropave të shumta që kllapëronin këtë rrugë pa fund .
"Sa kot që e çojnë njerëzit jetën kur ajo është kaq e çmuar", thotë Xhaviti i cili sy njomur tregon se një djalë i ka vdekur në Londër, emigrant.
Një postulat i gjetur kur shihje atë rrugë tmerri që kishin kapërthyer aq shumë njerëz në emër të mbijetesës. Si kishin mbërritur deri më aty? .
Gërdeci fshati i vdekjes ndodhej të paktën 5 kilometra larg që aty, por që kjo rrugë pa rrugë e bënte edhe më të pafund tmerrin e tmerrit.
Dhe ata kishin mundur të ecnin . të vraponin teksa prapa kishin lënë flakë të pafund , shkatërrim ., kishin lënë pas jetë nga jeta e tyre.
"Nuk dija si t'i ndihmoja", thotë Xhaviti. Vetëm i kam çuar drejt e në shtëpi dhe aty i kemi ndihmuar me çfarë kemi patur mundësi. Ka qënë mbi 60 vetë që kam deportuar . Të gjithë kërkonin ndihmë, kërkonin t'i lidhnim me njerëzit e tyre që nuk e dinin se ku i kishin. Muhameti bashkë me djalin e tij Gentianin, me makinën e tyre me karroceri, kanë marrë më së shumti burrat.
Ndodheshim në fakt në perëndim të vendit ku kish ndodhur tragjedia.Aty ku deri më tani nuk kish mbërritur ndonjë kamera televizive.Një rrugë që e kishin gjetur njerëz në një ditë tragjikë në emër të mbijetësës . Ne që po shkelnim tani mbi gjurmët e tyre ishim mesazherë të këtyrë njerëzve, besnikë të jetës dhe të dashuruarit e trishtë të saj.
Një kodër e butë, mbushur me gjelbërim, me rrugina të ngushta të jeptë para vetes një pamje pa koment. Ishte Gerdeci.
-Gërdec, fshati që mbahej mend për minierën e qymyrgurit -
Fshati Gërdec, në të cilin dje në mesditë ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një depo municionesh, është një nga 8 fshatrat e bashkisë së Vorës, rreth 20 km larg Tiranës. Në këtë fshat dikur ka qënë edhe një minierë qymyrguri, tashmë e mbyllur, por banorët kryesisht merren me bujqësi.
Kryetari i bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili, thotë se "ky fshat ka rreth 4000 banorë, pjesa më e madhe të cilëve janë autoktonë dhe aktiviteti kryesor i tyre është bujqësia, por nuk mbeten pas dhe aktivitete të tjera ekonomike si, tregtia, ndërtimi etj."
Ismaili shpjegon se mbi 100 persona, një pjesë e të cilëve ishin të ardhur nga fshatrat për rreth, kishin afro një vit që punon në firmën që merrej me çaktivizimin e armatimeve në depon e municioneve.
Bashkia e Vorës, tha Ismaili, do t'u qëndrojë pranë të gjithë familjeve të dëmtuara së bashku me organet qëndrore për të kthyer në zonë jetën normale.
Bilanci paraprak i banesave të dëmtuara në zonën ku ndodhi shpërthimi të shtunën në Gërdec, Vorë përllogaritet paraprakisht në 2383 banesa, ku 313 banesa janë shkatëruar plotësisht, 185 banesa rezultojnë me dëmtime të rënda, 195 me dëmtime të mesme, dhe 1690 banesa me dëmtime të lehta.
Sipas Ismailit, situata e krijuar pas shpërthimit të një sasie municionesh luftarake në fabrikën e fshatit Gërdec, tashmë është nën kontroll. Forca të specializura të policisë dhe ushtrisë ndodhen në zonën pranë vatrës së shpërthimit në Gërdec dhe po bëjnë këqyrjen dhe krehjen e saj. Ismaili siguroi banorët se nuk ka mundësi shpërthimesh të tjera në këtë zonë.
Por një situatë e tillë vihej re edhe gjatë autostradës deri në Marikaj, ku krahas shtëpive, dëme të mëdha kanë pësuar edhe bizneset e kësaj zone. Në autostradën Tiranë-Durrës, janë përqëndruar edhe numri më i madh i bizneseve në shkallë vendit, por disa prej kompanive më të mëdha nuk pësuan dëme, me përjashtim të atyre që ndodheshin më parë vendit të katastrofës.
"Kryesisht dëmtime më të mëdha ka në baret dhe restorantet anës rrugës, në magazina të materialeve të ndërtimit, dhe në disa mobileri", tha Riza Berberi, një banor i Marikajt, i cili tregon se nga shpërthimi i fuqishëm ishin dëmtuar edhe mjaft shtëpi në këtë zonë, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.
/ATSH/