Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit për iniciativën e marrë, nipi i Mursel Delisë, Bacë Adem Ahmeti i uroi jetë të gjatë gjithë shqiptarëve. Shyqyr që ma pruri zoti me ardhur dhe me zbuluar pllakën e tij në Shkup, falënderoj krejt ata që derdhën gjakun e tyre për këtë tokë dhe për këtë flamur. Rrofshin e qofshin të gjithë shqiptarët kudo që janë, tha i emocionuar Baca Adem.
Gjaku yt u bë dritë, shkruan në mbishkrimin e pllakës përkujtimore të heroit kombëtar Mursel Ahmet Delisë, që u zbulua të enjten në Shkup, në vendin ku dhe është helmuar para 79 vjetëve. Me zbulimin e pllakës përkujtimore të këtij heroi si dhe akademisë përkujtimore, Shkupi kujton demonstratat e vitit 1981, të cilat nisën më 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë dhe pastaj u përhapën në të gjitha trojet, aty ku bukës i thonë bukë dhe ujit ujë.
Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit për iniciativën e marrë, nipi i Mursel Delisë, Bacë Adem Ahmeti i uroi jetë të gjatë gjithë shqiptarëve. Shyqyr që ma pruri zoti me ardhur dhe me zbuluar pllakën e tij në Shkup, falënderoj krejt ata që derdhën gjakun e tyre për këtë tokë dhe për këtë flamur. Rrofshin e qofshin të gjithë shqiptarët kudo që janë, tha i emocionuar Baca Adem. Ndërsa Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se nuk banë bërë asgjë më shumë, përpos se kanë kthyer një borxh ndaj vlerave historike dhe kombëtare. Ne nuk e harrojmë historinë, pasi pa e njohur dhe vlerësuar historinë nuk mund të ecim drejt ardhmërisë. Shkupit dardan dalëngadalë po ia kthejmë simbolet e Vilajetit të Kosovës, tha Mexhiti.
Mursel Ahmet Delia ka qenë bashkëluftëtarë i babait të tij Ahmet Delisë, i Azem Bejtës dhe i Hasan Prishtinës. Varri i tij gjendet në xhaminë e Allaxhës afër Bit Pazarit në Shkupit.
Ndërkaq, në Akademinë përkujtimore të demonstratave të 81-it fjalë rasti mbajtën Adem Demaçi, Murat Jashari, Rexhep Selimi, nipi i Ahmet Delise, të gjithë këto nga Kosova, si dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intedrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe historiani Skender Hasani.