Xeherorja më e madhe në vend Buçim, paralajmëron se në fund të muajit shkurt do të lëshoj nga puna 480 xehetarë, si pasojë e krizës ekonomike. Edhe gurëthyesit janë në pozitë të njëjtë, eksporti është vështirësuar ndërsa interesim për investime të huaja nuk ka, thotë Shefki Aliti, pronar i gurores Grupçin nga Tetova.
Drejtori Nikollajço Nikollov thotë se janë të detyruar të ndërmarrin këtë hap pasi bakri të cilin ata e përpunojnë i ka rënë vlera prej 8000 dollarë në 3 mijë, ndërsa kompania ka tre muaj që punon në kufij të rentabilitetit.
Do të ketë lëshime nga puna, drejtpërdrejt nga Buçimi do të pushohen 465 punëtore, ndërsa së bashku me personelin e kuzhinës do të jenë 480 punëtorë të cilët do të lëshohen nga puna, deklaroi Nikollajço Nikollov, drejtor i Xehtores 'Buçim'.
Edhe gurëthyesit janë në pozitë të njëjtë, eksporti është vështirësuar ndërsa interesim për investime të huaja nuk ka, thotë Shefki Aliti, pronar i gurores Grupçin nga Tetova.
Veç më na ka kapë kriza në Maqedoni sa i përket objekteve tona, apo guroret, ne ishin në bisedime me tre kompani të huaja të cilat ishin të interesuara për të investuar në kompaninë tonë por që të tre kompanitë kanë ndalesë për vazhdimin e bisedimeve, deklaroi Shefki Aliti, pronar i Gurores 'Grupcin'.
Xehetarët thonë se ata janë të varur drejtpërdrejt nga bursa e Londrës, e cila u dikton çmimet e produkteve të tyre, ndërsa presin që viti i ardhshëm të jetë edhe më i vështirë.
Vetëm çudia mund ta ndryshojë situatën dhashtë Toti të ndryshohet diçka në muajt e parë të vitit të ardhshëm, por një gjë të tillë nuk e presim, sepse pritet edhe një tjetër bum i uljes së cmimeve në tremujorin e parë të vitit 2009, tha Nikollajço Nikollov, drejtor i Xehtores 'Buçim'.
Minierat shpresojnë se kriza do të kalojë më shpejtë se sa për gjashtë muaj siç kanë treguar rezultatet e analizave të tyre.
Naim Vrenezi,ALSAT-M