E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri slloven Borut Pahor theksoi se zbatimi i forumit i planifikuar është vendosur në pikëpyetje, sepse ende nuk ka zgjidhje për pjesëmarrje të delegacionit të Kosovës, e cila do t'i kënaqte edhe Prishtinën edhe Beogradin.
Sllovenia  kėrkon zgjidhje  para konferencės sė liderėve nga Ballkani Perėndimor





Ministria sllovene e Punëve të Jashtme, nuk heq dorë nga ideja, për herë të parë pas 18 vjetëve, që më 20 mars në konferencë t'i tubojë liderët e Ballkanit Perëndimor, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë në Lubjanë, Urosh Makovec.

Makovec, kumtoi se "kërkohet zgjidhje e problemit".

Kryeministri slloven Borut Pahor theksoi se zbatimi i forumit i planifikuar është vendosur në pikëpyetje, sepse ende nuk ka zgjidhje për pjesëmarrje të delegacionit të Kosovës, e cila do t'i kënaqte edhe Prishtinën edhe Beogradin.

Siç është e ditur, presidenti Boris Tadiq tashmë deklaroi se Serbia do të marrë pjesë në forumin rajonal në Slloveni nëse kosovarët i respektojnë parimet e KB-së.

"Këto parime janë të pandryshuara. Serbia nuk do të marrë pjesë në asnjë forum ndërkombëtar, në të cilin nuk respektohen parimet e KB-së", theksoi presidenti serb dhe precizoi se Serbia dëshiron prani të kosovarëve në forumet ndërkombëtare, por kjo pjesëmarrje duhet të organizohet në mënyrë që në pikëpyetje nuk do ta vendosë tërësinë territoriale të Serbisë.

Problemi mes Prishtinës dhe Beogradit qëndron në mënyrën e shënimit të emrit të shteteve, të cilat do të marrin pjesë në konferencë. Siç është e ditur Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për shkak të kësaj insiston në emrin paralelisht me Kosovë të jetë edhe "UNMIK" ose "1244", respektivisht rezoluta e KS të KB-së.

Si përgjigje e kërkesës, organizatorët nga Sllovenia paraqitën ide që në forum të mosh vendosen shënime me përkatësi të delegacioneve.

Nga Kabineti i Tadiqit, megjithatë urgjentisht reaguan për tezën, që një gjë e ngjashme nuk është kontraktuar në takimin e paradokohshëm në Slloveni mes presidentit serb dhe kryeministrave të Sllovenisë dhe Kroacisë

Publikuar: 16.03.2010 | 07:41
Lexuar: 225 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime