Zyrtarët nga Instituti Sizmologjik i Kosovës kanë mohuar mundësinë e një tërmeti të ri, duke treguar se matjet e bëra nuk kanë shënuar as lëkundjet më të vogla dhe nuk ka vend për kurrfarë shqetësimi.
Spekulimet e shumta të cilat kanë ngritur edhe shqetësim tek qytetarët se Kosovën mund ta prek edhe një tërmet si javën e kaluar, i kanë mohuar zyrtarët nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, të cilët tregojnë se matjet e bëra nuk kanë shënuar as lëkundjet më të vogla dhe nuk ka vend për kurrfarë shqetësimi.
Zyrtarët nga Instituti Sizmologjik i Kosovës kanë mohuar mundësinë e një tërmeti të ri, duke treguar se matjet e bëra nuk kanë shënuar as lëkundjet më të vogla dhe nuk ka vend për kurrfarë shqetësimi.
Nuk ka nevojë që qytetarët e Kosovës të shqetësohen dhe të krijojnë panik të panevojshme, sepse të gjitha këto janë dezinformata që është duke i shpikur dikush. Qysh në momentin që dëgjohet një informatë që në ora kaq do të ndodh një termet, atëherë kjo nënkuptohet se është e pa vërtet, sepse askush nuk mund ta dijë orën se kur mund të ndodh një tërmet, ka thënë për Kosovapress zyrtari i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
Edhe ditë më parë sizmologët kanë thënë se në Kosovë nuk do të ketë tërmete me pasoja katastrofale.
Një tërmet me fuqi prej 5.2 shkallë të Rihterit e ka goditur më 10 mars në ora 14.39 Kosovën. Ky tërmet ishte me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut dhe zgjati rreth 5 sekonda.