E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Vendet e eurozonës do të ndërmarrin veprime adekuate nëse është e domosdoshme. Shqyrtuam hollësi teknike për ndërmarrjen e aktiviteteve adekuate", deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit me ministrat, kryetari i Eurogrupit dhe kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klod Junker.
Ministrat e financave nga eurozona u dakorduan pėr planin pėr ndihmė financiare pėr Greqinė












Ministrat e financave nga eurozona mbrëmë arritën pajtueshmëri lidhur me planin për dhënien e ndihmës financiare në qoftë se nevojitet, por nuk kumtuan hollësi përveç se plani nuk parashikon garancione kreditore.

Plani për ndihmë financiare do të aktivizohet në qoftë se Greqia nuk arrin t'i sigurojë financat e nevojshme nëpërmjet mekanizmave të tregut.

"Vendet e eurozonës do të ndërmarrin veprime adekuate nëse është e domosdoshme. Shqyrtuam hollësi teknike për ndërmarrjen e aktiviteteve adekuate", deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit me ministrat, kryetari i Eurogrupit dhe kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klod Junker.

Ai shtoi se autoritetet greke nuk kanë kërkuar ndihmë financiare nga vendet tjera dhe për këtë arsye një ndihmë e tillë tani për tani nuk është e nevojshme.

"Vendimin përfundimtar për plain për ndihmë financiare do ta sjellin presidentët dhe kryeministrat e vendeve të eurozonës. Puna për hollësitë teknike të planit do të vazhdojë. Ai nuk parasheh kufij kreditor", theksoi Junker

Publikuar: 16.03.2010 | 01:26
Lexuar: 447 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime