E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në korniza evropiane dhe botërore ne jemi shtete të vogla, por mendojmë se kemi rastin e mirë që të tregojmë se si të bashkëpunojmë së bashku në emër të paqes rajonale, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik", nënvizoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Hapet Ambasada e Maqedonisė nė Prishtinė














Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski dhe kolegu i tij kosovar Skënder Hyseni hapën Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtine.

Me hapjen e Ambasadës dhe me ngritjen e flamurit të Maqedonisë në Prishtinë, siç tha Milloshoski sot shënohet një faqe e re e marrëdhënieve bilaterale.

"Në korniza evropiane dhe botërore ne jemi shtete të vogla, por mendojmë se kemi rastin e mirë që të tregojmë se si të bashkëpunojmë së bashku në emër të paqes rajonale, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik", nënvizoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Çdo sukses në planin ndërkombëtar dhe në atë ekonomik, sipas tij, është sukses edhe për Republikën e Maqedonisë dhe kjo i rrit potencialet e bashkëpunimit të përbashkët.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë theksoi se mbetet si detyrim që politikanët me projekte konkrete dhe më të suksesshme ta pasurojnë komunikimin ekonomik resor midis të dy vendeve.

Maqedonia dhe Kosova me prioritete të përbashkëta dhe pozita të ngjashme për çështjet rajonale

Ekonomia dhe energjetika janë prioritete të përbashkëta të Maqedonisë dhe Kosovës dhe duke punuar në to, do të dërgojmë sinjale konkrete, jo vetëm deri te bashkësitë ekonomike të dy vendeve, por edhe deri te rajoni se bashkëpunimi i përbashkët është rruga më e mirë për përparim stabil dhe rajonal, tha ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski pas takimit të sotëm në Prishtinë me kolegun e tij kosovar, Skënder Hyseni.

"Maqedonia dhe Kosova kanë pozita të përbashkëta për çështjet rajonale. Kemi përcaktim të përbashkët të bashkëpunojmë në nivelin bilateral, që do të ketë për qëllim të sjell më shumë stabilitet, paqe, bashkëpunim dhe zhvillim më të madh ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor", shtoi Milloshoski.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë potencoi se Maqedonia jep rekomandim pozitiv deri te të gjitha institucionet në Bruksel, por edhe ka ofruar ndihmë për transmetimin e përvojave për arritjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

"Liberalizimi i vizave do të thotë mbështetje shtesë në evropeizimin e çdo shteti, por edhe tërë rajonit", theksoi Milloshoski.

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp informoi se ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe se në mënyrë sistematike do të punojnë në identifikimin e problemeve në sferat ku të dy shtetet do të kenë beneficione të caktuara.

"Është me shumë rëndësi që të dy shtetet të vazhdojnë me dërgimin e rekomandimeve pozitive si shenjë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit", potencoi Hyseni, duke shprehur falënderim për përkrahjen që Maqedonia ia jep Kosovës për marrjen e liberalizimit të vizave.

Në kuadër të vizitës, ministri Milloshoski u takua edhe me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërsa është paraparë edhe takim edhe me kryetarin e Parlamentit kosovar Jakup Krasniqi, ku do të ketë fjalim para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme./mia/


Publikuar: 16.03.2010 | 01:32
Lexuar: 419 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime