Duke biseduar për përvojat e Sllovenisë, Bergant tha se në negociatat kapituj më të vështirë për vendin e tij ishin ato për ekologjinë dhe bujqësinë. Në fillim kishte skepticizëm të madh evropian në Slloveni, përmendi Bergant, dhe shtuar se me udhëheqje transparente të negociatave dyshimet drejt Unionit janë neutralizuar.
Ambasadori slloven Alen Bergant sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë mbajti ligjërata për përvojat e Sllovenisë nga procesi për anëtarësim në BE.
Gjatë ligjërimit ishte prezent edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror, Nexhati Jakupi.
Duke biseduar për përvojat e Sllovenisë, Bergant tha se në negociatat kapituj më të vështirë për vendin e tij ishin ato për ekologjinë dhe bujqësinë. Në fillim kishte skepticizëm të madh evropian në Slloveni, përmendi Bergant, dhe shtuar se me udhëheqje transparente të negociatave dyshimet drejt Unionit janë neutralizuar.
"Frika më e madhe e sllovenëve se do ta humbin identitetin dhe gjuhën u treguan si të gabuara. Përkundrazi pas anëtarësimit në Union gjithnjë e më shumë banorë të vendeve fqinje e mësojnë gjuhën tonë", tha Bergant.
Duke theksuar se cilët shembuj duhet të ndiqen ai theksoi se Maqedonia duhet që në mënyrë më aktive të lobojë, të udhëheqë politikë konzistuese dhe të bashkëpunojë me shtete të tjera, siç është Islanda, e cila gjithashtu pretendon për anëtarësim në Union.
"Maqedonia në Bruksel tashmë ka vetëm një lobi grup. Kur ne i udhëhiqnim negociatat kishim gjashtë", theksoi Bergant.
Konteksti me Greqinë është pengesa më e madhe në rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike vlerësoi ambasadori slloven. Por mirë është, thotë, që keni një rol dhe po mundoheni ta zgjidhni këtë çështje. Bashkimi Evropian di ta vlerësojë këtë.
"Duhet ta shihni shembullin tonë dhe se është mirë të bisedohet, të jesh proaktiv. Duhet të vazhdohet me takimet e drejtëpërdrejta, atë që e filluat vitin e kaluar, takime të drejtëpërdrejta mes kryeministrave dhe ministrave për punë të jashtme", tha Alen Bergant, amabasador i Sllovenisë në Shkup.
Paralelisht me negociatat me Greqinë është e nevojshme që të punohet edhe në mënjanimin e dobësive të cilat janë vërejtur nga Unioni, këshillon amabasadori slloven.
"Administrata publike, krimi i organizuar, korrupsioni, reformat në jurisprudencë, janë sferat ku duhet të punohet", tha Bergant, sipas tij, duhet të shfrytëzohet mundësia dhe të kapet treni për anëtarësim në vitin 2014