E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, për t'u bërë pjesë e konkursit në një akademi maturantët duhet të kenë marrë notë kaluese në dy provimet e detyruara, të cilat përcaktojnë mbarimin e shkollës së mesme.
Matura shtetėrore- Studentėt nė Akademi pėrjashtohen nga provimet me zgjedhje









Studentët që do të konkurrojnë për të drejta studimi në Akademinë e Arteve dhe të Sporteve nuk do të kenë si kusht dhënien e provimeve me zgjedhje, por rezultatet e arritura në konkursin e profilizuar.

Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, për t'u bërë pjesë e konkursit në një akademi maturantët duhet të kenë marrë notë kaluese në dy provimet e detyruara, të cilat përcaktojnë mbarimin e shkollës së mesme.

Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara, rezultati konsiderohet i vlefshëm edhe në vitet në vazhdim. Nxënësi që është mbetës, qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në konkursin e këtij viti, por duhet të presë vitin e ardhshëm për të konkurruar sërish për shkollat e larta.

Rreth 80% e peshës në përcaktimin e kandidatëve fitues për në shkollat e larta, sipas numrit të kuotave që do të miratohen për secilin program, do ta luajë rezultati final i konkursit, ndërsa 20 % i korrespondon mesatares.

Kjo përqindje mund të pësojë luhatje të vogla në varësi të degës ku do të jepet konkursi. Ndonëse ende nuk janë publikuar kuotat zyrtare të pranimeve, është propozuar rritja e kuotave të pranimit për vitin e ri akademik

Publikuar: 16.03.2010 | 15:50
Lexuar: 837 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime