Anija e shpejtë turke ka kaluar në mes Sunionit dhe ishullit Kea, në jug nga Athina dhe pastaj është drejtuar nga veriu në Detin Egje nga Dardanelët.
Anija e shpejtë ushtarake e forcave ushtarake-nëndetëse turke është vërejtur në Sunion, pikën më jugore në gadishullin Atika, shkruan gazeta greke "Ta nea".
Anija e shpejtë turke ka kaluar në mes Sunionit dhe ishullit Kea, në jug nga Athina dhe pastaj është drejtuar nga veriu në Detin Egje nga Dardanelët.
Gazeta thekson se prezenca e anijes së shpejtë në ujërat greke ka shkaktuar brengosje dhe se në Athinë kjo vlerësohet si formë e re e provokimit nga pala turke.
"Ta nea" shton se ky është provokimi i 11-të i forcave detare turke nga 7 nëntori i vitit 2009 dhe i gjashti për sivjet.